Reyndresa: Belgjika nuk do të kthejë për momentin azilkërkuesit nga Lugina
Brukselle- Ministri belg Reynder pohoi se Bruksli zyrtar do të vazhdojë të bëjë presion mbi qeverinë serbe jo vetëm për të ndalur numrin e azilkërkuesve nga rajoni në drejtim të vendit tonë , por edhe për të hapur punë, perspektiva të reja…
“ Qeveria belge, për momentin, nuk largon refugjatët nga Lugina e Preshevës . Autoritet serbe duhet të krijojnë kushte për një jetë më të mirë, duke i hapur vende të punës, për një perspektivë më të mirë, për t’mos i dhënë shkak të largohen qytetarët e saj nga vendlindja për shkaqe politike apo ekonomike.
Dhe ne jemi në konsultime e sipër se duhet larguar apo jo këta azilkërkues, ku disa e meritojnë, por disa sish jo, të cilët nuk i plotësojnë kushtet ose janë falsë” ka thënë ministri belg Didier Reynder për “Presheva Jonë”, duke shtuar se për momentin, qeveria belge nuk largon refugjatët nga Lugina e Preshevës.
Shefi i diplomacisë belge Didier Reynders, gjatë një takimi në fillim të kësaj jave me homologun e tij zviceran Burkhalter ka biseduar edhe për çështjen e Kosovës dhe azilkërkuesit nga Ballkani.
Meqenëse politika diskriminuese serbe në Luginën e Preshevës bashkë me heqjen e vizave schengen ka provokuar eksodin nga Serbia drejt Belgjikës dhe vendeve tjera të BE-së, ku një pjesë e madhe janë edhe refugjatë shqiptarë, lidhur me ketë ministri belg Reynder pohoi se Bruksli zyrtar do të vazhdojë të bëjë presion mbi qeverinë serbe jo vetëm për të ndalur numrin e azilkërkuesve nga rajoni në drejtim të vendit tonë , por edhe për të hapur punë, perspektiva të reja…
I pyetur për refugjatët nga Serbia, ku shumica janë shqiptarë nga Lugina, Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës Didier Reynders, ka deklaruar se “ Qeveria belge, për momentin, nuk i largon refugjatët nga Lugina e Preshevës.
Prandaj, ne jemi mirë të njohur për situatën në rajon .Autoritetet serbe duhet të krijojnë kushte për një jetë më të mirë, duke hapur vende të punës, për një perspektivë më të mirë, për t’mos i dhënë shkas të largohen qytetarët e saj nga vendlindja për shkaqe politike apo ekonomike…Dhe ne jemi në konsultime e sipër se duhet larguar apo jo këta azilkërkues, ku disa e meritojnë, por disa sish jo, të cilët nuk i plotësojnë kushtet ose janë falsë”.