Hidromorava

Rey Manaj shkëlqen me dy gola dhe dy asistime në fitoren e Sivassporit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka shënuar dy gola dhe dy asistime në ndeshjen e fundit të Sivassporit ndaj Kayserisporit në kuadër të Superligës së Turqisë.

Sivasspori ka fituar me rezultat të thellë 5-2 si vendas ndaj Kayserisporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të.

Më meritori në këtë fitore të Sivassporit padyshim se ishte sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime.

Hidromorava

Goli i parë i Manajt erdhi në minutën e pestë për epërsinë 1-0, ndërsa goli i dytë i ditës erdhi në minutën e dytë të shtesës për rezultatin përfundimtar 5-2.

Në anën tjetër, asistimet e sulmuesit shqiptar erdhën në minutën 45+ për golin e 3-0, ndërsa i dyti në minutën e 77-të për golin e 4-1.

Me këtë fitore, Sivasspori është ngjitur në pozitën e 11-të me 23 pikë, ndërsa Manaj shkon në kuotën e gjashtë golave dhe dy asistimeve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.