Rey Manaj ia siguron një pikë Sivas, shënon dy gola
Rey Manaj ka shënuar dy gola shumë të rëndësishëm për ekipin e tij të Sivasspor në përballjen e sotme kundër ekipit të Mardin 1969 në Ligën e Parë Turke.
Ekipi i Manaj ishte në disavantazh 0-2 deri në minutën e 62-të. Sivasspor fitoi një 11 metërsh ku në pikën e bardhë u shfaq Manaj i cili e dërgoi topin në rrjetë duke ngushtuar shifrat.
Në minutën e 71-të ishte përsëri sulmuesi kuqezi i cili barazoi shifrat në 2-2 dhe duke i dhuruar një pikë ekipt të tij. Manaj arrin kështu shifrën e pesë golave ku janë luajtur vetëm pesë javë kampionat./Indeksonline./


