FITORJA

Rexhepi: Nëse gjithçka mbetet njëjtë pas 12 shtatorit, duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bajram Rexhepi nga PDK, thotë se në zgjedhjet e 8 qershorit vendosën të shkojnë me parti më të vogla, me që e dinin se një pjesë e elektoratit do të shkonin me Nismën për Kosovën.

“A është frikësim a vigjilencë, merre si të duash”, tha ai në emisionin “Argument Plus” të RTV21. “Ne e bëmë për siguri. Kanë mundur ato parti të vogla të shkojnë me LDK. Kjo është gjindshmëri e jona. LDK ka pasë komoditet. Disa sondazhet e vënin LDK-në të parën”.

Rexhepi thotë se fitorja e qershorit ishte meritë e Hashim Thaçit, ndërsa tash thotë se nëse hyn PDK në zgjedhje, do ta mund bindshëm bllokun LDK-AAK-Nisma.

“Duam koalicion të qëndrueshëm. Unë e shoh se thonë që PDK po bllokon se nuk po largohet. Por, ne kemi fituar. E, koalicionin paszgjedhor e definon Kushtetuta”, thotë ai, duke shtuar se “konfuzionet” po krijojnë në debatet televizive. “Na kemi pak analistë. Shumica po krijojnë konfuzion. Andaj i quaj opinionista. Njeri sa ma pak din, mendon që din shumë ndaj flasin”.

ARKATANA

Rexhepi thotë se nëse pas 12 shtatorit vazhdojnë gjërat njëjtë, duhet të intervenojnë ndërkombëtarët për t’i formuar institucionet e shtetit. Ai madje nuk përjashton as zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ai foli edhe për arrestimet e fundit të të dyshuarve për terrorizëm. Tha se numri i tyre arrin në rreth 100, por shton se Kosova nuk është vend i rrezikuar nga terrorizmi.

“Në listën e të dyshuarve është një numër pak më i madh se këta 42. Janë diku rreth 100”, tha Rexhepi në “Argument Plus” në RTV 21.

Sipas tij, askush nuk do të jetë imun nga hetimet për terrorizëm, duke lënë të kuptohet se mund të hetohet edhe Bashkësia Islame e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.