Mobi Casa

Rexhepi në krye të iniciativës qytetare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Është themeluar Iniciativa Qytetare “Për Gjilanin”, që sipas nismëtarëve është bërë mbi idenë që ka dalë dhe është përkrahur në shumë debate me qytetar të Komunës së Gjilanit.

“Iniciativa qytetare për Gjilanin bazë të aktivitetit do ta ketë bashkëpunimin me qytetarët , me të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetet legal si dhe me institucionet e komunës së Gjilanit”.Kështu ka thënë Agim Rexhepi kryetar i kësaj iniciative.

RCCOLA

Në aktin e themelimit të Iniciativës Qytetare “Për Gjilanin”, është zgjedh Këshilli Iniciativë prej nëntë anëtarësh. Kryetar i Këshillit Iniciativë u zgjodh Agim Rexhepi

Rexhepi ka thënë se qëllimet e kësaj iniciative qytetare do të jenë krijimi i hapësirës për mendim dhe veprim demokratik për të gjithë qytetarët e Gjilanit, krijimi i mundësive për qasje aktive të qytetarëve në të gjitha zhvillimet në komunën e Gjilanit, me theks të veçantë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik e bashkimi i të gjitha energjive pozitive për zgjidhjen e problemeve konkrete që] e preokupojnë qytetari ne Gjilanit ./rajonipress/