Rexhepi me Malmon, kampionë të Suedisë

Malmo është kampion i ri i Suedisë. Skuadra ku aktivizohet futbollisti shqiptar Dardan Rexhepi e siguroi epitetin e më të mirit në Allsvenskan pas fitores që e regjistroi sot në shtëpi të Elfsborgut, 2-0, falë dy golave të Guillermo Molins.
Një xhiro pa përfunduar sezoni, Malmo ka grumbulluar 60 pikë, 5 më shumë se ndjekësi kryesor, AIK, të cilit nuk i mjaftoi fitorja e thellë ndaj Brommapojkarna , 6:0.
Sigurisht, në këtë triumf të Malmos dha kontribut edhe sulmuesi kosovar, i cili luan qe disa vite me sukses në futbollin suedez. Ky ishte titulli i 17-të në histori të Malmos.