RCCOLA

Rexhepi jashtë fushës për gjashtë javë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sulmuesi kosovar Dardan Rexhepi do t’i mungojë Malmos katër deri në gjashtë javë, ka bërë të ditur të shtunën mjeku i skuadrës suedeze, Par Herbertsson. Sipas tij, Rexhepi ka këputur muskulin e pjesës së pasme të kofshës. “E kam kontrolluar dhe kam arritur në përfundim se ka një këputje të muskulit në pjesën e pasme të kofshës.

Vetëm kur ai të jetë i fortë në të dyja këmbët mund të jetë i gatshëm për lojë. Në bazë të lëndimit që ka i duhen katër deri në gjashtë javë pushim”, ka thënë Herbersson të shtunën për “skanskan.se”.

Eco Higjiena

Rexhepi 21-vjeçar këtë edicion në fanellën e Malmos ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë në 12 paraqitje.