Uji Dea

Rexhepi: Gënjeshtrat e Dreçunit si të dreqit “varrezat shqiptare i paska rrënuar UÇPMB” ?!

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Bujanoc – Orhan Rexhepi ish-ushtarak i UÇPMB-së duke demantuar deklaratat e kryetarit të Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Millovan Drecunit në një deklaratë për “Presheva jonë”, theksoi: “Gjithçka e qartë si dita është këtu, Drecun duhet ta dijë dhe e din sigurisht se Shqiptarët e kanë një Kanun të stërlashtë, dhe po ky Kanun nuk i lejon ata të çnderojnë varrezat e të tjerëve e lëre më të vetë shqiptarëve”. Duket se kjo deklaratë të jetë e ngjashme sikur informacioni i RTK-së që u tha se “SHIK paska zbuluar se pas prishjes së varrezave serbe qëndrojnë vetë serbët..”

Ish-ushtaraku i UÇPMB-së, Orhan Rexhepi, njëherësh dhe lider i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke reaguar ndaj deklaratës së Milovan Drecunit se varrezat në fshatin Osllarë i ka rrënuar UÇPMB-ja, me ç`rast sipas tij, kanë dashur të tregojnë se “edhe serbët i prishin përmendoret në varreza”.

Hidromorava

Sipas Rexhepit, me këtë ai sot na e vërteton faktin se varrezat serbe nëpër Kosovë i kanë shembur vetë serbët, por ai i ka nuhatur, apo e din mirë e mirë se Ragmi Mustafa, Riza Halimi, Rahmi Zylfiu, Nagip Arifi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Galip Beqiri, Skender Destani dhe të tjerët janë njerëz të tyre, dhe se ata retorikën patriotike e kanë të lejuar nga vetë Ivica Daçiqi, por patjetër pa kryer ndonjë akt madhor politik, saktësisht shpalljen e Autonomisë Politiko-Territoriale të Luginës së Preshevës me të drejtë bashkimi me Republikën e Kosovës”.

“Sigurisht se nuk guxojnë ta bëjnë një akt të tillë sepse Ragmi Mustafa, përmes Fluidit ku kryesori në bordin drejtues të cilit është krye-socialisti i Preshevës, Dragolub Filipoviq-Gagi, është i lidhur ngushtë me Ivica Daçiqin, derisa dhe disa të tjerë, e sidomos Riza Halimi e ka lidhjen e drejtpërdrejtë me të atje në Beograd”, theksoi në deklaratën e tij, Rexhepi, duke shtuar se “prandaj populli nuk di se çfarë mund të presë nga këta njerëz të shitur, edhe atë, të shitur pa para”.