FITORJA

Rexhepi: Ekonomia e Kosovës me tendenca përkeqësimi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rexhepi ka treguar se papunësia në Kosovë çdo herë ka qenë problem, por sipas tij këtë kohë është vërejtur më shumë.

“Investitorët ndërkombëtarë, përveç tjerash po i frikëson edhe situata aktuale që është në Kosovë, ku vendi po shkon drejt një jostabiliteti politik, krize kushtetuese dhe po reflekton pamundësinë, mosdashje apo inatet e liderëve politikë që po rrezikojnë funksionimin e shtetit”, thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi.

Rexhepi ka treguar se papunësia në Kosovë çdo herë ka qenë problem, por sipas tij këtë kohë është vërejtur më shumë.

“Problemi i papunësisë është e vërtetë se gjithmonë ka qenë aktual, varësisht prej rrethanave, ambientit, intervaleve kohore – herë ka qenë preokupim numër një, herë numër dy e tre i qeverive. Por, kësaj here ka qenë shumë më i theksuar, shumë më aktual dhe mënyra se si e kanë artikuluar ato gjatë fushatës ka qenë e kuptueshme dhe e pranueshme”, tha Rexhepi.

FITORJA

Për ta ulur numrin e të papunëve, Rexhepi thotë se njëherë duhet të punohet në atë drejtim të përmirësohet ambienti e më pas të premtohen vendet e punës.

“Mirëpo, sa ka pasur mbështetje reale, sa është mundësia e implementimit, sa vërtet mund të bëjnë apo t’u afrohen atyre shifrave që kanë përmendur, kjo është bukur diskutabile për faktin se punësimi nuk është vetëm çështje e vullnetit, e statistikave dhe e votave do të thosha. Paraprakisht, duhet të punohet shumëçka, e që ka mundur të punojë edhe qeveria e deritashme, që të përgatitet ambienti – e atëherë të pritet punësimi”.

“Madje, në ato rrethana vetëm të pritet punësim dhe zhvillim ekonomik pa e potencuar shumë a do të jenë vetëm 200 mijë apo do të jenë më shumë, apo më pak, ajo krejtësisht varet prej asaj se sa krijon ambient zhvillimor edhe ambient për rritjen e numrit të vendeve të punës në sektorin privat, jo në sektorin publik”, ka thënë Rexhepi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.