RCCOLA

Rexhepaj: Situata në Kamenicë është nën kontroll

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Drejtori për Mbrojtje e Shpëtim, Faik Rexhepaj ka bërë të ditur se kjo drejtori së bashku me Brigadën e Zjarrfikësve dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna kanë punuar gjatë tërë ditës në sanimin e gjendjes së krijuar pas reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve që pasuan.

“Kemi intervenuar dy herë më zjarrfikësit në Xhaminë e Berivojcës që është në ndërtim e sipër, poashtu kemi intervenuar në tri shtëpi në Hogosht në të cilat kishte hyrë uji, një shtëpi në ndërtim e sipër në Koretin është vërshuar nga uji, dhe gjithashtu edhe një shtëpi në Roganë” tha drejtori Faik Rexhepaj.

Eco Higjiena

Ai shtoi se prioritet u është dhënë rasteve ku rrezikohen jetët e qytetarëve.”Ne kemi intervenuar fillimisht aty ku mund të kishte rrezik për banorët, pas kësaj kemi dërguar ekipet dhe kemi qenë edhe vet prezentë në zhbllokimin e disa lagjeve dhe vendeve që ishin izoluar pas daljes së ujit në rrugë, ose shembjeve të dheut dhe gurëve si ishte rasti në Meshinë dhe Desivojcë” tha drejtori Rexhepaj.

Rexhepaj ka falënderuar qytetarët që u kanë ndihmuar, zjarrfikësit, punëtorët e Drejtorisë si dhe kompaninë që ka punuar gjatë tërë ditës. Ai kërkoi nga qytetarët që të paraqesin në çdo kohë rastet për rreziqet eventuale./rajonipress/