GRANDEMALL

Rexhep Qosja: Fullani i BSH, luks pa moral. Merrte rrogën e 23 familjeve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në qoftë se në një shtëpi bëhen veprime të dënueshme pashmangshëm, përpos bërësit të fajit, fajtor është edhe i zoti i shtëpisë. Figurativisht e thënë del kështu: në qoftë se kalin e vret shala, fajtor është kalorësi.

Mendimet e mia tepër dëshpëruese për Ardian Fullanin nuk i nxit vetëm vjedhja në Bankë, por edhe më shumë lukset e tij e të njerëzve të tij, rrogat e tij e të të përzgjedhurve të tij”.

Kështu e sheh akademiku e profesori Rexhep Qosja, vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai thyen heshtjen dhe jep opinionin e tij për vjedhjen në Bankë, për fajtorët e për qëndrimin e politikës, duke dalë fuqimisht kundër “pavarësisë” së shumëpërfolur të Bankës së Shtetit, një pavarësi që duket se ka çuar drejt vjedhjes.

Mobi Casa

Më herët, profesori komenton një vit qeverisje nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij e ka pasur shumë të vështirë, nëse kemi parasysh Lazaratin apo, atë që ai e quan “arsim feudal, me më shumë universitete se ç’kanë vendet prej njëzet milionë banorësh, kurse më shumë se gjysma e këtyre universiteteve prodhonim mosdije, mashtrime, krime!”.

Akademiku, që njihet për qëndrimet e tija të drejtpërdrejta, nuk lë jashtë vëmendjes Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 27 shtator. Ai kritikon fjalimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, duke u shprehur se kjo nuk është gjuha e Shqipërisë etike dhe se sheh një kërcënim, një rrezik për sigurinë shqiptare në gjuhën e tyre, pasi në jetën e popujve, të këqijat më të mëdha në fillim janë foljore e mandej bëhen trupore dhe shoqërore. “Kjo në të vërtetë është gjuha që prodhon bashkëdyzimi i rrugaçërisë së fshatit dhe i rrugaçërisë së qytetit, që është bashkëdyzimi më i ulët që ndot dhe fyen zakonësinë e popullit shqiptar”, – thekson akademiku Rexhep Qosja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.