Hidromorava

Rexhep Kadriu veteranëve: Ju kishit guximin të flijonit jetën, ndërsa ne tani kemi përgjegjësi të zhvillojmë vendin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vazhdën e takimeve me qytetarë, shoqata të ndryshme, biznese dhe kategori të caktuara të shoqërisë në Gjilan, kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, sot u takua me veteran, invalid dhe familje të dëshmorëve të UÇK-së. 

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ish-komandanti UÇK-s, i Zonës Operative të Karadakut, njëherit shef i grupit parlamentar të AAK-s, Ahmet Isufi. Të jesh pjesë e AAK-s nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë, sepse njerëzit e Aleancës janë njësoj, si në luftë, njëjtë edhe në paqe, sepse kanë ndryshua vetëm rrethanat, jo edhe vizioni. “Jemi të vendosur për me zhvillua Kosovën, me qenë përkrah çdo qytetari, sikurse që ishim krah popullit në etapa të vështira për vendin. Tani Kosova ka një kryeministër që vjen nga bërthama e luftës, njëri prej nesh, dhe tani vendi ynë me qeverisjen e Haradinajt në Kosovë, dhe me kryetar Rexhep Kadriun në Gjilan, do të krijohet krejt një imazh tjetër edhe për Kosovën, edhe për Gjilanin”, tha Ahmet Isufi.

Rexhep Kadriu, kandidat i AAK-s për të parin e Gjilanit, tha se sot Kosova organizon zgjedhje të lira e demokratike, bëjmë jetë të qetë e pa frikë, zhvillohemi e ndërtojmë, arsimohemi e integrohemi, falë sakrificës tuaj dhe gjithë dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për lirinë e atdheut. “Kur ju ishit në male, ne nuk ishim krah jush atje, ndërsa ju përfunduat kontributin tuaj ndaj atdheut, tani ne jemi përgjegjës për ti dhënë kuptim lirisë. Rëndon mbi supet tona barra e zhvillimit të vendit, të krijojmë barazi në mënyrë që liria të jetë kuptimplotë”, tha Rexhep Kadriu.

FIDANISHTJA

Ai shtoi se do të angazhohet maksimalisht që asnjë familje e dëshmorëve, fëmijë i dëshmorit, veteran, invalid i luftës së UÇK-s, të mos mbetet pa përkujdesje nga institucionet. “Jemi të vendosur që këtyre kategorive të dalura nga lufta, ti kushtojmë përkujdesje të merituar, sepse edhe tani por edhe brezat e ardhshëm e kanë detyrim kombëtar përkujdesjen ndaj vlerave më sublime të historisë”, përfundoi Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.