Rexhep Kadriu tregohet human edhe në sport

Gjilan – Kryetari i AAK- Rexhep Kadriu të dielën mori edhe një aksion me qytetarët e Perlepnicës dhe klubin futbollistik “Përlepnica” për rregullimin e tribinave të fushës sportive në këtë fshat.
Qytetarë të shumtë si dhe pjesëtarë të ekipit futbollistik ” Përlepnica” u bashkuan rreth këtij aksioni vullnetarë që konsiderohet si shumë i rëndësishëm për sportin, rinin dhe qytetarët e fshatit Përlepnicë.
Rexhep Kadriu tha se degradimi dhe anashkalimi i të rinjve dhe kësaj kategorie në sport ka vazhduar me vite dhe unë jam i interesuar që ta kthej dinjitetin edhe tek kjo sferë. “Sporti dhe rinia janë dy kategori që unë dëshirojë t`i përkrah dhe t`i ndihmojë me aq sa kam mundësi. Për AAK sporti dhe angazhimi i të rinjve në aktivitete sportive e fizike është prioritet” tha Kadriu./rajonipress/