Rexhep Kadriu sjell lajme të mira nga kryeministria për Gjilanin
Gjilan – U takuam me kryeministrin Haradinaj me të cilin biseduam për ndryshimin e ligjit për nënshtetësi, ku nga ky ligj përfitues do të jenë qytetarët nga Lugina. Gjithashtu u diskutua edhe fillimi i projektimit të unazës së jashtme në Gjilan e cila dukshëm do ta shkarkoi qytetin nga kaosi në trafik ka thënë Rexhep Kadriu pas takimit me Haradinajn.
Kadriu ka shtuar se është diskutuar edhe për rrugën e Verbicës së Zhegocit, dhe rruga e Kumanovës si një arterie e rëndësishme për Gjilanin. “Pra, për herë të parë një kryeministër diskuton seriozisht për Gjilanin dhe zotohet se në afat të kënaqshëm kohor do të nisë realizimi i këtyre punëve qe u përmenden” ka thënë Kadriu./rajonipress/


