Rexhep Kadriu si nënkryetar komune punojë pa asnjë interes personal e material
Gjilan – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës -Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, më 30 janar të vitit 2014, nënshkroi marrëveshjen e koalicionit me LDK-në për qeverisje komunale. Me anë të kësaj marrëveshje, Aleanca mori postin e nënkryetarit, të cilin post e gëzon edhe sot Rexhep Kadriu, si dhe dy drejtori: Administratën dhe atë të Shërbimeve Publike fillimisht, për tu zëvendësuar më vonë me atë të Zhvillimit Ekonomik. Qëllimi i këtij bashkimi partiak, ishte një dhe i vetëm; TË PUNOHET PËR QYTETARIN!. Këtë e ka dëshmuar nënkryetari i komunës, i cili është edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës Rexhep Kadriu, i cili ka punuar pa asnjë interes personal, pa asnjë qëllim përfitimi material, a po pa asnjë lloj loje që do të mund të ishte përdorur, siç jemi mësuar të shohim zakonisht.
Ai ka punuar vetëm dhe vetëm për një jetë më të mirë për qytetarët e Gjilanit, duke u angazhuar në të gjitha sferat. Punoi me shkolla për të ofruar një arsimim sa më cilësor, punoi me spitale për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe korrekte, bashkëpunoi me Policinë e Kosovës për të ofruar sa më shumë siguri, bashkëpunoi me drejtoritë komunale, bashkëpunoi me pleq, të rinjë e të reja e në veçanti punuan fortë me dy drejtorët komunal Nazim Gagica drejtor i Administratës dhe Agim Zuzaku drejtor i Zhvillimit Ekonomik, duke sjellë shumë projekte, shumë zhvillime dhe shumë risi në udhëheqje.
Rëndësi të veçantë iu kushtua studentëve, të cilët u mbështetën vazhdimisht, ku vet nënkryetari asnjëherë nuk e shfrytëzoi pagën e tij, duke e lënë atë të lirë për studentët në nevojë.
Ndërsa, karakterizohen me zero shpenzime nga buxheti komunal, duke mos prekur asnjë cent për të qerasur me dreka e darka delegacionet e ardhura zyrtarisht.
Për këto dy vite e dëshmuan se janë të aftë të udhëheqin, dinë dhe duan të punojnë vetëm në interes të qytetarëve.
Tani, po e shfrytëzojnë kohën për të dëshmuar se jo vetëm për qytetarët e Gjilanit, por për të gjithë qytetarët e Kosovës, janë të gatshëm të punojnë me të njëjtin dhe të vetmin qëllim: PËR QYTETARIN DHE VETËM PËR QYTETARIN thuhet në një njoftim të degës së AAK-së derisa është folur për kontributin e kuadrove të këtij subjekti politik në kuadër të institucioneve komunale./rajonipress/


