FIDANISHTJA

Rexhep Kadriu shtron iftarë edhe për Aleancën e Gruas, një tjetër traditë e tij ndër vite

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës Rexhep Kadriu, sot ka shtruar iftarë për të gjithë strukturën e gjerë të anëtareve të Aleancës së Gruas në Gjilan. Në këtë iftar, prezent ishin edhe dy kandidatët e tjerë për deputetë nga Gjilani, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra.

Kryetari Rexhep Kadriu, tha se si deputet i ardhshëm, do të punojë drejt emancipimit të gruas dhe vendosjen e rolit të merituar të saj në shoqëri.

Ai gjithashtu tha se do t`i kushtojë theks të veçantë krijimit të shtesave për fëmijë si dhe krijimin e një barazie ekonomike për të gjithë, edhe për ato gra që nuk punojnë.

Hidromorava

Ndërkaq Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra thanë se roli i gruas në shoqërinë tonë është i pazëvendësueshëm dhe se duhet të punohet dhe të ngritët zëri për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe ekuivalimin e tyre në shoqëri.

Ndërkaq, sonte poashtu Aleancës së Gruas në Gjilan, iu bashkëngjitën një numër i grave, të cilat aderuan me dëshirën për tu bërë pjesë e një Aleancë të mirëfilltë dhe të kuptueshme për gratë.

Ndryshe, kryetarja e AGK-së në Gjilan, Arta Haziri-Nuhiu, u shpreh e kënaqur me përkrahjen e grave, por mbi të gjitha me atë të kryetarit të Degës Rexhep Kadriu, për të cilin treguan fuqishëm përkrahje të pakontestueshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj: