Fundamenti

Rexhep Kadriu po vlerësohet si kandidati më serioz për kryetar të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjilani e ka rastin të çlirohet nga njerëzit të cilët as nuk dinë e as nuk duan që komuna jonë të zhvillohet, sepse kështu arrijnë të ruajnë interesat e ngushta gjithnjë duke mashtruar qytetarët çdo palë zgjedhje të mbajtura në Kosovë. Kështu vlerësuan qytetarët e Kmetovcit me rastin e prezantimit të kandidatit për Asamble komunale nga ky lokalitet, Selami Azizi.

Është nder i veçantë kur subjekti politik të beson kandidimin për Asamble, dhe në të njëjtën kohë është përgjegjësi për mua si kandidat, sepse nuk është punë aspak e lehtë për njerëzit e ndershëm dhe që duan të zhvillojnë vendin. “Unë do të jem zēri juaj në organet e komunës së Gjilanit. Kmetovci do të përfaqësohet denjësisht në Asamblenë komunale të Gjilanit, sepse jam i interesuar që me punë dhe angazhim të zhvillohemi edhe si fshat edhe si komunë, gjithnjë duke besuar në ndershmërinë, angazhimin e treguar si nënkryetar i Gjilanit, njëherit kandidat për të parin e Gjilanit, Rexhep Kadriu”, tha Selami Azizi, kandidat për Asamble komunale në Gjilan.

Fundamenti

Rexhep Kadriu, nënkryetari i Gjilanit, njëherit kandidat për kryetar të Gjilanit nga radhët e AAK-s, tha se Ndryshimi fillon me listën e kandidatëve për Asamble komunale nga radhë tona, sepse është lista më e pastër, me njerëzit më të ndershëm, profesionale dhe të gatshëm për me marr përgjegjësi për zhvillimin e Gjilanit. “Kemi një listë e cila është më e reja për nga mosha, më e pastër dhe më profesionale nga të gjitha listat e partive tjera garuese. Kemi kandidat për kryetar nga AAK-ja që në cilësinë e nënkryetarit i dha shembull edhe Gjilanit edhe krejt Kosovës sesi punohet për qytetarët”, tha Rexhep Kadriu. Qytetarët e Gjilanit para vetes kanë disa kandidatura, porse vetëm një është serioze. “Ju e dini se kundërkandidatët përgjatë jetës së tyre politike, njihen si politikanë me shumë të meta, të papunë, të apostrofuar për veprime të paligjshme, kandidat partia e të cilëve apelon për votë kundër Angela Merkel-it, një mike e madhe e Kosovës, kancelare e një shteti të fuqishëm mik të Kosovës”, shtoi Kadriu.

Kosova tani është në rrugë të mirë, gjërat po kristalizohen pas ardhjes në qeveri të Ramush Haradinaj. “Është fat i mire për Gjilanin dhe Anamoravën që në këtë kohë kryeministër e kemi Ramush Haradinaj, një lider i dëshmuar se nuk bën ndasi në ndarje buxhetore, dhe i cili Kosovën e sheh si tërësi, dhe investimet i bën aty ku ka nevojë, jo atje ku ka vota. Gjilani do të përfitoj nga qeveria Haradinaj, dhe nga udhëheqja e AAK-s në Gjilan, sepse komuna jonë është injorua në vazhdimësi nga institucionet qendrore, dhe si rezultat i mospunës dhe mungesës së vullnetit dhe të projekteve të pushtetit përgjatë tetëmbëdhjetë vitesh në nivel lokal, për ta zhvilluar Gjilanin”, përfundoi Rexhep Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.