Rexhep Kadriu: Ne kemi projekte për zhvillimin e Gjilanit, për të cilat rivalët tanë nuk kanë as ide për to

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 22 tetorit takoi strukturën e nëndegës së AAK-s “Baja”.

Në këtë takim u diskutua për mobilizim të përgjithshëm dhe për objektivat që kandidati i AAK-s ka për zhvillimin e komunës. U vlerësua se është punua në Gjilan, porse ka ende shumë punë për tu bërë. Mandati qeverisës që lam pas, ngado që po shkojmë, çdo qytetarë që e takojmë, po e konfirmon se ishte një katërvjeçarë që e bëri Gjilanin të duket ndryshe, gjithnjë duke kujtuar angazhimin dhe punën që kemi bërë ne si AAK në bashkëqeverisje. “Projektet që janë në gjysmë, dhe ato që ende nuk kanë filluar dhe të tilla projekte qe ish-qeveritë nuk kanë pasur ide për to, do të kryhen në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë në qeverisjen e AAK-s në Gjilan”, tha Rexhep Kadriu.

Eco Higjiena

Gjilani do të duket ndryshe pas 22 tetorit, sepse qyteti ynë është në pritje të një shkolle të re qeverisëse. “Jam shumë i bindur se rivalët tanë do ta vizitojnë Gjilanin çdo vikend, sepse qyteti ynë do të bëhet tërheqës për të gjithë”, përfundoi Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: