Eko Higjiena

Rexhep Kadriu: Është trishtim që pas tetëmbëdhjetë vite pas lufte, invalid të luftës ballafaqohen me mungesë ushqimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, takoi sot përfaqësuesit e shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së në Gjilan. Delegacioni nga AAK-ja i kryesuar nga Rexhep Kadriu, u prit nga kryetari i kësaj shoqate, Afrim Rexhepi, i cili informoi Kadriun për problemet me të cilat ballafaqohet shoqata e invalidëve të luftës, dhe nevojat që kanë anëtarët e shoqatës.

“Shoqata e invalidëve numëron shtatëdhjetë anëtarë, ku dhjetë prej tyre janë në gjendje të rënd ekonomike. Kemi nevojë për tretmane në bajë, përderisa dy invalidë nuk kanë strehim, dhe një numër prej tyre ka mungesë të ushqimit”, tha Afrim Rexhepi.

Uji Dea

Ndërsa, Rexhep Kadriu tha se dyert tuaja gjithmonë kanë qenë të hapura për të gjithë, dhe kur vijmë këtu shohim se gjendja juaj nuk është përmirësuar, pra shohim vetëm përkeqësim. “Nga përfundimi i luftës e deri më sot, nuk po vërejmë se gjendja e kësaj shoqate dhe gjitha shoqatave të dalura nga lufta është e njëjtë, madje me e keqe sesa në vitet e para të pasluftës. Kjo ndodh për shkak se nuk kemi pas udhëheqje e cila interesohet për gjendjen tuaj, të anëtarëve tuaj. Ne nuk vijmë këtu për të bë politikë, ne jemi këtu për të kuptua gjendjen në të cilën ndodheni, në mënyrë që t’iu ndihmojmë, sepse është obligim yni institucional të përkujdesemi për ju, sepse ju i vendosët bazën këtij shteti. Është trishtim që pas tetëmbëdhjetë vitesh pas lufte, invalidë të luftës kanë mungesë ushqimi”, tha Rexhep Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: