Rexhep Kadriu: Do të angazhohem që qytetari dhe mirëqenia e tij të jenë në rend të parë
Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), organizoi një konventë për komunat e Kosovës me kandidatët për kryetar komunash nga radhët e këtij subjekti politik për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti. Të gjithë kandidatët për kryetar komunash, në prani të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, njëherit kryeministër i Kosovës, u zotuan se do të përfaqësojnë me nder dhe dinjitet qytetarë vlerat që ka ky subjekt politik dhe synimet për një Kosovë të zhvilluar.
Më poshtë e keni deklaratën e Zotimit të kandidatit për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu.
Unë, Rexhep Kadriu,
Akltualisht kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet lokale të 2017, nëpërmes kësaj deklarate zotohem se do të përfaqësoj me nder dhe dinjitet qytetarë dhe do të angazhohem të paraqes para qytetarëve vizion të qartë duke u bazuar në vlerat që përfaqëson Aleanca dhe në parimet themelore të demokracisë. Këtë zotim e jap duke u thirrur në respektimin të përpiktë dhe pakusht të ligjshmërisë, interesit të përgjithshëm qytetarë dhe në shërbim të vendit.
Në frymën e këtij zotimi deklaroj se:
*Do të bëj një garë të pastër dhe demokratike;
*Do të përfaqësoj drejt dhe barabartë të gjithë qytetarët;
*Do të qeveris në përputhje të plotë dhe në përpikëri me ligjet e vendit;
*Do të qeveris mbi parimet e qeverisjes së mirë;
*Do të angazhohem për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik;
*Do të angazhohem që qytetari dhe mirëqenia e tij të jenë në rend të parë.
Kjo deklaratë është zotimi im përgjatë garës, njëkohësisht pikënisje dhe udhërrëfyes në rast të mandatit qeverisës.


