RCCOLA

Rexhep Kadriu: Aleanca është një shkollë e re qeverisëse, tanimë është dëshmuar kjo

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në tubimin me qytetarë të Bresalcit, Poneshit, Gllamës e Livoçit të Epërm, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, përmbyllë tubimet me qytetarë në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve që do të mbahen këtë të diel. Në këtë tubim përmbyllës, u prezantua edhe kandidati për asamblenë komunale në Gjilan, Burim Muji.

Muji pasi i falënderoi qytetarët për angazhimin e vazhdueshëm që kanë bë gjatë fushatës, tha se do të angazhohet maksimalisht, madje do të jetë këmbëngulës që kërkesat e qytetarëve, problemet me të cilat ballafaqohet kjo anë, do të zgjidhen brenda mandatit katër vjeçar, dhe si garancë për këtë e ka Rexhep Kadriun, projekti i të cilit ofron zgjidhje të shpejta dhe reale.

Ndërsa, kandidati për të parin e Gjilanit nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu tha se e ka lënë të fundit këtë pjesë për ta shpalosur programin e tij për Gjilanin sepse parashikojmë që këtu të investojmë shumë, ngase kemi llogaritur që është një zonë që plotëson kushtet për investime të mëdha. “Jemi të vendosur që të krijojmë kushte të mira për investitorë të huaj, të cilët do të vinë dhe të investojnë në Gjilan. Bresalcit do t`i ndryshoi imazhi pas 22 tetorit, sepse është lënë anash nga qeveritë e kaluara dhe se projekti ynë parasheh investime konkrete gjithandej Gjilanit”, tha Rexhep Kadriu.

KKVITI

Ai shtoi se ka qenë në shërbim të qytetarëve vazhdimisht, edhe në bashkëqeverisje në mandatin e kaluar. “Ne ishim në shërbim tuajin, vazhdimisht dhe në çdo kohë, madje përtej orarit ditor dhe javorë. Kundërkandidatët për kryetar të Gjilanit, nuk kanë njohuri për problemet tuaja, sepse këtu vinë sa herë të kemi zgjedhje, dhe kjo është e pamjaftueshme vetëm për ti marr informatat, e lëre më të ofrojnë zgjidhje. Ata kanë fjalë, ne kemi vepra. Dje kam dorëzuar në kryeministri një projekt për Pendën e Përlepnicës, pa kaluar njëzetë e katër (24) orë, është aprovuar në mbledhjen e qeverisë, një projekt i cili është shpërfillë me vite të tëra nga qeveritë e kaluara. Pra, kemi mbështetje të plotë nga kryeministri Haradinaj, sepse beson fuqishëm në seriozitetin tonë, punën që kemi bërë dhe pastërtinë tonë”, përfundoi Kadriu.

Ndryshe, ky është tubimi i fundit i AAK-së me qytetarë, në kuadër të zgjedhjeve të 22 tetorit të këtij viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: