Uji Dea

Rexhep Kadriu: 8.220 herë faleminderit për besimin qytetar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Anamorava, Rexhep Kadriu, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës dhe mbarë Kosovës për mbështetjen e madhe të dhënë në zgjedhjet e fundit.

Me gjithsej 8.220 vota, Kadriu është renditur si kandidati i dytë më i votuar nga Anamorava në listën e LDK-së, një rezultat që ai e cilëson si dëshmi të besimit qytetar dhe përgjegjësi të shtuar për angazhim të mëtejmë politik.

“Faleminderit nga zemra secilit prej jush që ma besuat votën tuaj. Edhe pse për pesë vite kam qenë larg vendlindjes, pritja, besimi dhe mbështetja që mora janë dëshmi e lidhjes së fortë me qytetarët”, ka theksuar Kadriu.

HW

Ai ka vlerësuar se, ndonëse rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për të siguruar mandatin e deputetit, mbështetja e marrë përbën një obligim moral dhe politik për të vazhduar punën dhe angazhimin në shërbim të qytetarëve dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kjo mbështetje më obligon të punoj edhe më shumë, të jem pranë qytetarëve dhe të kontribuoj në rikthimin e LDK-së aty ku e ka vendin”, ka deklaruar Kadriu, duke shtuar se rrugëtimi politik i tij do të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi.

Në fund, ai ka ritheksuar falënderimin për besimin e dhënë, duke e cilësuar atë si motiv shtesë për angazhime të reja në të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.