Rexhep Gunduz përfaqësuesi më legjitim dhe më autoritativ i shqiptarëve në Turqi

Gjilan – Recep Gündüz (Rexhep Gunduz) ka shumë vite që punon dhe vepron për çështjen shqiptare dhe në veçanti për problemin e Kosovës. Ka vizituar çdo trevë e fshat shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi. Ka një kërkesë për Qeverinë e Kurtit, që çdo shqiptar që i ka lindur prindi në Kosovë, por që ndodhet në Turqi të marrë nënshtetësinë shqiptare.

Në shoqatën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa mund të takosh shumë shqiptarë nga trojet etnike e mbi të gjitha aty e takon përherë zotin Recep Gündüz koordinator i saj.

Shqiptarët në Bursa janë të organizuar dhe të afërt me Kosovën pikërisht për shkak të kontributit dhe lobimit që ka bërë dhe po bënë pa ndërprerë zoti Recep Gündüz, andaj edhe për të thuhet se është përfaqësuesi më legjitim dhe autoritativ i shqiptarëve në Turqi.”E kame dashur qysh si fëmijë Kosovën, vendlindjen time që lidhet me Gjilanin. Jam takuar me shumë familje në trevat shqiptare në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Kosovë dhe kam hasur në mikpritjen e mirë dhe traditat e bukura shqiptare. Kjo më gëzon dhe më jep vullnet e kurajo që shumë familje shqiptare në Bursa t`i dërgojë për vizitë atje dhe ta shohin vet realitetin” shprehe ai për rajonipress.

Recep Gündüz ndërkaq thotë se ka një dhimbje të madhe kur sheh rininë teksa është e papunë dhe e pa përkrahje. “Shteti i Kosovës duhet të investojë në rininë e mirë e të mrekullueshme që e ka Kosova. Ata duhet të trajnohen, të kryejnë praktikën dhe të bëhen kuadro të profesionalizuara. Rreth 100 të rinj janë aftësuar në Turqi përmes shoqatës sonë dhe po bëmj përpjekje që të sjellim investitor dhe investime të shumta nga shqiptarët e Turqisë dhe jo vetëm ata” thotë Gündüz.

Recep Gündüz thotë se ka bashkëpunim të mirë me të gjitha komunat e Kosovës, Qeverinë, Parlamentin, Oden Ekonomike të Kosovës dhe institucionet arsimore. “E kam një kërkesë urgjente dhe duhet ta dijë edhe Albin Kurti. Mendoj se çdo shqiptar në Bursa që i ka lindur prindi ose prindërit në Kosovë, duhet t`i takojë nënshtetësia shqiptare. Kjo është shumë urgjente sepse në këtë formë e ruajmë substancën e pastër shqiptare në Bursa. Nuk ka diasporë më të organizuar, njerëz më të dashur e më të sinqertë sesa ata në Bursa. Çdo aksion e përkrahin me zemër me vullnet dhe pa asnjë interes” u shpreh Gündüz./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS