ARKATANA

Rexhep Gunduz merr pasaportën e Kosovës, i përkushtuar tërë jetën për ta ndihmuar Kosovën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shtetasi më i ri i Republikës së Kosovës (Rexhep Krivaqa), Rexhep Gunduz, në mënyrë solemne e ka pranuar Pasaportën e Kosovës nga Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Kosovës Behgjet Pacolli. Rexhep Gunduz është një lobues dhe përkrahës i madh i shqiptarëve. Gunduz me prejardhje nga Gjilani dhe kryetar i shoqatës “Kosova -Shkup” gjatë tërë jetës së tij ka punuar vullnetarisht për shqiptarët e Kosovës dhe është një lobues i madh i Kosovës. Kishte vetëm tri vite kur kishte lëshuar fshatin Livoq të Gjilanit për tu vendosur në Bursa të Turqisë në vitin 1956. Ndonëse kohë e largët Gunduz asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e as Kosovën. I kujtohet mirë viti 1981 kur u bashkëngjit në protestat dhe për herë të parë shqiptojë fjalët “Kosova Republikë”. Më burgosën policia dhe më dëbuan në Maqedoni e prej aty në Turqi rrëfen për rajonipress Gunduz.

“Baca Rexhë e ka merituar shtetësinë e Kosovës dhe vendi ynë ka tani një humanist, veprimtar dhe aktivist të çështjes kombëtare si shtetas të vetin. Urime Baca Rexhë” kështu ka shkruar në rrjetet sociale Fatmir Matoshi.

Po kush është në fakt Rexhep Gunduz ose Rexhep Krivaqa.

Fundamenti

Rexhep Gunduz me prejardhje nga Gjilani dhe kryetar i shoqatës “Kosova -Shkup” Gunduz gjatë tërë jetës së tij ka punuar vullnetarisht për shqiptarët e Kosovës dhe është një lobues i madh i Kosovës. Rexhep Gunduz kishte vetëm tri vite kur kishte lëshuar fshatin Livoq të Gjilanit për të vendosur në Bursa të Turqisë në vitin 1956. Ndonëse kohë e largët Gunduz asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e as Kosovën. I kujtohet mirë viti 1981 kur u bashkëngjit në protestat dhe për herë të parë shqiptojë fjalët “Kosova Republikë”. “Më burgosën policia dhe më dëbuan në Maqedoni e prej aty në Turqi” rrëfen për rajonipress Gunduz

Gunduz ka kryer shumë punë e misione kur është në pyetje Kosova. Jo vetëm gjatë kohës së Pavarësisë së Kosovës, por Rexhep Gunduz është angazhuar tërë kohën që Kosova të pranohet sa më mirë në Turqi dhe tani është krenar që ka arritur që shumë qytete të Kosovës të binjakëzohen dhe të kenë kontakte qoftë tregtare, kulturore e sportive./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.