Rexha: Ka programe në UP me 5 studentë, më lirë na del nëse i dërgojmë ata të studiojnë në Vjenë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha, ka thënë se shkarkimi i rektorit të UP-së, Naser Sahiti, paraqet një mesazh të keq për Universitetin e Prishtinës, qytetarët e Kosovës dhe vetë Kosovën.

I ftuar në “Debat Plus”, Rexha ka thënë se nuk ka dëgjuar ndonjëherë që rektorët të shkarkohen për arsye siç është shkarkuar Sahiti.

“Shkarkimi i rektorit është një mesazh i keq për qytetarët e Republikës së Kosovës, prindërit e studentëve, për prindërit e nxënësve që pretendojnë t’i sjellin fëmijët në UP dhe komunitetin akademik. Është një paradoks që ndodh në Kosovë, që synojnë të përveshim vlerat demokratike dhe sjelljet i kemi të tjera. Nuk kam dëgjuar që të shkarkohet ndonjë rektor e aq më pak, për arsye se bursat janë shpërndarë në qershor”, ka deklaruar Rexha, i cili a theksuar se dëmi më i madh i është shkaktuar UP-së.

Duke folur për situatën në institucionet publike arsimore, Rexhaj ka thënë se Kosova ka nevojë për një resetim total.

Mobi Casa

“Eksperimenti i njëjtë prodhon rezultat të njëjtë. Duhet një ndryshim i madh të ndodh. Një resetim total. T’i ngrisim kriteret për profesorët e rinj. Jo pse unë tashmë kam një titull. T’i heqim edhe titujt po qe nevoja. Ta mbyllim të gjitha për një vit. Por UP-ja duhet ta vendos kompetencën në radhë të parë. Nëse ne vendosim miqësinë, kafet e interesat partiake në radhë të parë do të jetë njëjtë”.

Rexhaj thotë se ka shumë departamente në UP me numër simbolikë të studentëve.

“Ka ardhur koha që ta reformojmë gjithë strukturën e arsimit të lartë në Kosovë. Ndoshta më mirë do të ishte që një institucion që ka 1,500 apo 2,000 studentë të mbyllet dhe ata studentë t’i dërgojmë në Vjenë, se sa t’iu paguajmë gjithë ato rroga atyre profesorëve. Kemi programe studimi që kanë nga 5 studentë”, deklaroi Rexhaj./Telegrafi/