Revoltohet Matoshi: Jam shumë i zhgënjyer me draft buxhetin e vitit 2017
Kamenicë – Fatmir Matoshi tha se jam shumë i zhgënjyer me draft – buxhetin e vitit 2017 për Komunën e Kamenicës, të cilin draft sot e lexova. Sipas draftit, i cili pritet të sillet në Kuvendin Komunal në fund të muajit Kamenica ka për shpenzime kapitale vetëm 124.795 €, ku shumica absolute e tyre do të përdoren për shërbime e mallra.
Ky është buxheti:
Paga dhe mëditje 6.766.498 €
Mallra dhe shërbime 600.002 €
Shpenzime komunale 140.005€
Subvencionet 9.125 €
Shpenzimet kapitale 124.795 €
“Unë nuk dua të besojë se ndonjë asambleist do të votojë Pro këtij buxheti. Hartuesit e buxhetit duhet të shfrytëzojnë këto ditë që kanë mbetur që të bëjnë ndonjë propozim tjetër. Për më shumë ata duhet ta kuptojnë se pastrimi i borës nga rrugët dhe eventualisht hedhja e ndonjë zhavori verës është shërbim dhe jo shpenzim kapital, poashtu kositja e barit dhe mirëmbajtja e gjelbërimit është Shërbim, sikundër edhe mirëmbajtja e ndriçimit publik. Poashtu në një buxhet të këtillë nuk mund të ndahen 40.000 mijë euro për PZHK-në (Planin Zhvillimor Komunal) që pas aprovimit të saj dy vite më parë po del se duhet të ribëhet përsëri” ka shkruar i revoltuar Matoshi./rajonipress/


