Fundamenti

Revoltohen zhegranët

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Iniciativa Qytetare e Zhegrës, e zhgënjyer nga neglizhenca për asfaltimin e rrugës Zhegër – Budrik e poshtme, dhe pa përgjegjësia e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe zyrës së projekteve pran KK të Gjilanit, organizon Protestë publike, të mërkurën,para zyrës Kryetarit Komunës në Gjilan.

Iniciativa Qytetare e Zhegrës pasi nuk ka marrë përgjigje të duhura nga zyrtarët komunal rreth disa projekteve që ata i kanë vendosur si prioritet, kanë vendosur që të mërkurën të protestojnë në shenjë pakënaqësie para zyrave të kryetarit të Komunës.

Ruhan Kurteshi koordinator tha se kjo protestë po mbahet për të përkujtuar zyrtarët komunal për përgjegjësit që kanë në raport me investimet edhe nëpër fshatra. “Zhegra është fshati më i madh në Gjilan dhe vazhdimisht po injorohet dhe nuk ka përfituar asnjë investim serioz nga Komuna” tha ai.

Kurteshi tha se janë të zhgënjyer që ende nuk janë riparuar gropat në rrugën kryesore të Zhegrës, deri në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj (përafërsisht 7 km).

Fundamenti

“Kjo rrugë, jo vetëm se po na shkakton dëme të konsiderueshme në automjetet tona, por është bërë edhe e rrezikshme, ngase vozitësit në përpjekje që t’iu ikin (largohen) gropave mund të provokoj aksidente me pasoja të rënda, tani edhe fatale” tha . Sipas tij në një gjendje të mjerueshme, edhe pse ka pasur premtime, është edhe rruga Lladovë – Nasalë – Remnik, e cila pos dëmit që na e sjellë gjatë lëvizjes me automjete, rrezikojmë edhe shëndetin tonë duke u ekspozuar në pluhurin që ngritët pas çdo pasazhi. “Kjo rrugë do të na përmirësonte shumë kushtet e jetesës, si dhe lëvizjen dhe kontakte do të na bëheshin shumë më të afërta”mendon Kurteshi.

Kurteshi tha se edhe premtimet për trotuaret (gjithandej kah është e nevojshme në rrugët kryesore, Lladovë, Zhegër, Haxhaj, Demir, Isufaj, Pidiq dhe Shurdhan), Kanalizimi (Zhegra dhe fshatrat), Shtrati i lumit (Shurdhan – Moravë) etj ,ende janë projekte të paprekura dhe nuk janë në listën e agjendave të investimeve.

“Gjithçkaje i ka ardhur fundi” u shpreh Kurteshi i cili mendon se me protestën e së mërkurës do ta zgjojë nga gjumi kureshtjen e pushtetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.