FIDANISHTJA

Restoranti “Hap!rri” – shija tradicionale që fitoi zemrat e gjilanasve

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjilani është qytet me kulturë të pasur gastronomike dhe me një konkurrencë të konsiderueshme në fushën e restoranteve. Megjithatë, restoranti i ri “Hap!rri” ka arritur të tejkalojë të gjitha parashikimet, duke u shndërruar brenda një kohe të shkurtër në një adresë të preferuar për dashamirët e ushqimit të shijshëm, të shpejtë dhe tradicional.

Që nga dita e hapjes, Hap!rri ka tërhequr vëmendjen e publikut gjilanas me konceptin e tij të veçantë, shërbimin korrekt dhe mbi të gjitha me kuzhinën që ruan shijen autentike shqiptare. Sot, ambientet e këtij restoranti janë të mbushura me klientë të të gjitha profileve, të cilët e frekuentojnë me kënaqësi dhe me pritshmëri të lartë për pjatat që u serviren.

Një sukses që erdhi nga korrektësia dhe përkushtimi

Fehim Shala, njëri nga pronarët e restorantit, shprehet i kënaqur dhe i emocionuar për pritjen që ka marrë Hap!rri nga qytetarët e Gjilanit.

“Realisht, kjo ka qenë edhe dëshira jonë që në fillim. Hap!rri është krijuar për të shërbyer shpejt, mirë dhe me çmime të përballueshme. Sot jemi shumë të lumtur që klientët po e vlerësojnë kuzhinën tonë, specialitetet dhe shërbimin korrekt,” thekson Shala.

Sipas tij, suksesi nuk ka ardhur rastësisht, por si rezultat i një pune të vazhdueshme, përkushtimi maksimal dhe respekti ndaj klientit.

Kuzhinë e pasur për çdo shije dhe çdo orë të ditës

Restoranti Hap!rri është specializuar në një gamë të gjerë ushqimesh, duke ofruar një menu të pasur dhe të balancuar që plotëson shijet më të ndryshme. Nga supat e freskëta, picat dhe pastat, tek specialitetet në skarë, ushqimet e detit dhe gatimet tradicionale – çdo pjatë përgatitet me përbërës të freskët dhe me kujdes të veçantë.

“Menyja jonë është ndërtuar për të kënaqur çdo klient. Qoftë për ata që kërkojnë një mëngjes të bollshëm, një sanduiç të shpejtë gjatë ditës apo një rizoto plot shije, Hap!rri është zgjedhja e duhur,” shprehet Shala.

Përveç kësaj, restoranti ofron edhe gjellë të përditshme dhe gatime shtëpie, duke u kthyer në një zgjidhje ideale për ata që kërkojnë ushqim cilësor në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.

Një restorant për të gjithë

FIDANISHTJA

Ajo që e dallon Hap!rri-n është fakti se aty secili e gjen veten. Nga afaristët dhe mësuesit, tek punëtorët, zyrtarët komunalë, mjekët dhe të gjithë ata që janë dashamirë të ushqimeve tradicionale dhe shijeve autentike.

“Hapja e kësaj kuzhine është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku gjilanas. Këtu nuk ka dallime, Hap!rri është për të gjithë ata që dinë ta vlerësojnë ushqimin e mirë,” thekson Shala.

Mëngjesi Hap!rri – shije që nuk harrohet

Një kapitull i veçantë i suksesit të këtij restoranti është Mëngjesi Hap!rri, i cili tashmë është kthyer në një ritual për shumë qytetarë.

Motoja e restorantit: “Mëngjesi Hap!rri, për ata që s’dinë me u ngi!”

Në tryezë shërbehen pogaqe të ngrohta, petulla tradicionale, vezë, djathë, ajvar, ullinj dhe speca me kajmak në tavë, një kombinim që zgjon shijen dhe energjinë e ditës.

Shërbime për evente dhe organizime

Përveç shërbimit ditor, Hap!rri ofron edhe porosi me shumicë për evente, ahengje dhe organizime të ndryshme familjare apo biznesore.

“Jemi pranë jush me ushqim të freskët, të shijshëm dhe të përgatitur me kujdes, në mënyrë që çdo tryezë të jetë e kompletuar dhe çdo mysafir i kënaqur,” përfundon Shala./rajonipress/