Mobi Casa

Reshjet e fundit përmirësojnë nivelin e ujit në Gjilan

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan- Në liqenin e Perlepnices situata aktuale është duke u përmirësuar sidomos pas te reshurave të fundit. Aktualisht niveli i ujit është në kuotën 23.5 m që do të thotë se ka një ngritje për afër 9 m nga niveli minimal i regjistruar këtë vit ka thënë Mumin Morina.

Morina tha se ende nuk mund të konstatojmë se ka kaluar në tërësi kriza për ujë ngase deri në kuotën maksimale nevojiten edhe 6.5 m. “Aktualisht menaxhmenti i KRU “Hidromorava” në Gjilan nuk planifikon ndonjë reduktim të ujit përkundër nivelit aktual të ujit në liqe dhe këtë gjë e mundëson edhe gjendja shumë e mirë në burime të tjera që i menaxhon kompania “Hidromorava”.

Sipas tij nga burimi i ujit “Guri i Hoxhës” i cili gjendet vetëm 3 km mbi Pendën e Perlepnices aktualisht për qytet përcjellën mbi 60 l/s, nga Burimi “Baja” në qytet mbi 30 l/s dhe nga Fabrika e ujit në Velekince arrimë t`i prodhojmë afër 60 l/s. Situata në këto burime mund të ndryshojë për të keq me rritjen e temperaturave dhe paraqitjen e thatësisë.

“Edhe në dy qytete të tjera Viti dhe Kamenicë situata e furnizimit me ujë është e kënaqshme dhe nuk aplikohen reduktimet e ujit. Në Kamenicë përmes një projekti jo edhe aq të madh e të realizuar nga vet Njësia Operative në Kamenicë është mundësuar që situata e furnizimit me ujë të përmirësohet dukshëm duke u rritur presionet e ujit në pika ku më herët ka pasur probleme në furnizim me ujë” ka sqaruar Morina.

Mobi Casa

Duke komentuar vendimin për kushtëzimet që ka ndërmarrë Asambleja Komunale Morina tha se kohëve të fundit janë shtuar zërat se mund të anulohet një vendim i Komunës së Gjilanit në lidhje me kushtëzimin me pagesën e faturave të ujit. “Ne kemi konsideruar se që nga mbarimi i luftës 1999 e deri më teni ky vendim ka qenë vendimi më i rëndësishëm që ka ndërmarrë komuna ndonjëherë për kompaninë tonë. Përfitimet kanë qenë të ndryshme duke filluar në forcimin financiar të kompanisë Hidromorava, vetëdijesimin e konsumatorëve, sidomos atyre problematik të cilët edhe pse kanë pasur mundësi të paguajnë faturat e ujit këtë nuk e kanë bërë për shkaqe të ndryshme, zvogëlimin e borxhit të akumuluar për shumë vite nga ana e konsumatorëve etj. Nga ana tjetër kompania brenda kësaj periudhe ka shtuar aktivitetet që kanë të bëjnë me zvogëlimin e humbjeve të ujit, si identifikimi dhe regjistrimi i kyçjeve ilegale, leximi i rregullt i ujëmatësve, montim të ujëmatësve” ka shtuar Morina etj.

Sipas tij shfuqizimi eventual i këtij vendimi sigurisht se do të ndikojë në performancen e përgjithshme të kompanisë, por ne konsiderojmë se me një angazhim të shtuar të ekipeve tona në terren, sidomos aktivizimin e ekipeve të shkyçjeve situata mund të mbahet në kontroll.

Duke folur për donacionet Morina tha se që nga pas lufta Kompania e ujësjellësit ka përfituar donacione të ndryshme në fusha të ndryshme si në ndërtime të fabrikave për trajtimin e ujit, investime në rrjet të ujësjellësit, por edhe në ngritje institucionale të vetë stafit të kompanisë pjesa më e madhe e këtyre investimeve janë bërë nga Qeveria e Zvicrës. Të gjitha këto investime kanë qenë shumë mirë të analizuara dhe të qëlluara dhe si të tilla kanë ndikuar direkt në përmirësimin e furnizimit me ujë të qytetarëve. Një investim i tillë poashtu i rëndësishëm, aktualisht është duke u realizuar me ndërtimin e rezervuarit të ri në “Kodrën e Dëshmorëve” në qytetin e Gjilanit me vëllim prej 3000 m kub ujë. Ky projekt pritet që edhe më shumë ta përmirësojë gjendjen me ujë të pijes, sidomos në pika më të larta të qytetit të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: