Mobi Casa

Reshjet e borës shkaktojnë telashe edhe për kamionët e “Eco – Higjienës”, kompania kërkon mirëkuptim

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Bora që po bije pa ndërprerë pos veturave dhe qarkullimit në komunikacion, telashe po shkakton edhe për kamionët e kompanisë “Eco – Higjiena”.

Mobi Casa

Përkundër kësaj situate të rënduar kompania ka dal në teren dhe po mbledh mbeturinat, por Senad Ramaj drejtor në këtë kompani thotë se nëse nuk arrihet sot në të gjitha destinimet tona për të mbledhur mbeturinat, atëherë kjo ditë do të kompensohet.”Bora na ka nxjerrë telashe edhe neve në teren, por ne po bëjmë përpjekje maksimale që të jemi në shërbim të qytetarëve” tha Ramaj./rajonipress/