United Hospital

Reshitaj: Albin Kurti nuk e ka dashur presidente Vjosa Osmanin

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ish-deputetja Albena Reshitaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka dashur Vjosa Osmanin si presidente të Republikës së Kosovës.

Reshitaj, e ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se gjatë gjithë periudhës së procesit të zgjedhjes së presidentes kishte besuar se ekzistonin strategji politike që do ta çonin procesin drejt një përfundimi pozitiv për Osmanin, por sipas saj epilogu rezultoi zhgënjyes.

HW

“Për mua është shumë zhgënjyese t’ju them të drejtën dhe gjatë gjithë kësaj periudhe kam shpresuar se ekzistojnë disa manovra e strategji politike që do ta qonin drejt një finalizimi të gjithë procesin me një epilog të zgjedhjes së Vjosa Osmanit, presidente të Republikës së Kosovës”.

“Por, ky epilog ishte shumë zhgënjyes jo vetëm për mua por për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në bazë të gjithë analizës dhe në bazë të asaj që kemi parë e diskutuar me partnerin tonë në koalicion, Lëvizjen Vetëvendosje, për hir të të gjithë sakrificës së atyre që kanë dhënë shumë për Kosovën, unë dua sot të jem shumë e sinqertë dhe të them se Albin Kurti është ai që nuk e ka dashur presidente, Vjosa Osmanin”, u shpreh Reshitaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.