United Hospital

Reshat Behluli, punëtori i dy shkollave

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – I madh e i vogël gjilanas e njohin Reshat Behlulin, sekretar i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan. Pse jo? E njohin për faktin se ai është modest, i urtë, fjalë pak e punë shumë. Punon dhe nuk ankohet. Tërë ditën është në lëvizje. Herë në gjimnazin e Vjetër, e herë në gjimnazin e Ri. Ia kanë besuar punët. Ai e ka zemrën humane.

Të madhe, për faktin se kryen shpejt dhe saktë. Ky është “takti” i tij i punës. Lirisht mund ta quajmë: “heroi i ditëve tona”! Nuk ka shkollë në Kosovë që ka një njeri të tillë punëtor. Oborri i shkollës është për lakmi. Ai i tubon punëtorët ndihmës dhe asnjë “shibël” nuk e lë mbi tokë.

Shkolla dhe oborri i saj duken si spital. Kush e ka vizituar gjimnazin e Gjilanit, është kthyer i mahnitur. Ky është “rregull” i tij. Edhe kryetari në largim, Q. Mustafa, një ditë, pati shtuar: “Reshati është lokomotivë e Gjimnazit…”. Është, pse jo? I sjellë ata punëtorë aq mirë, sa asnjë nuk ia kthejnë fjalën. E dëgjojnë. Dhe, puna e tyre bëhet punë. E, Reshati punon e fjalë bënë pak.

Atë e sheh herë në zyre, por edhe në oborrin e shkollës. Thua se krejt punët e shkollës i takojnë atij. E, ai nuk mërzitet. I gëzohet punës. Gjer sa punoi vetëm në Gjimnazin e vjetër, Reshati nuk e pati aq vështirë. Krejt këtë “punë”, ai e bënë me vullnetin. E lakmojnë dhe punëtorët e gjimnazit. I thonë “Të lumtë, o sekretar!” Pse jo? Sa herë vjen pala të kërkojë ndonjë dokument, Reshat Behlulit i duhet vetëm 3 minuta punë. E kryen punën dhe pala e falënderon dhe shkon e kënaqur. Kështu është jeta e tij e lidhur me shkollën.

ARKATANA

Ai thotë, unë në shkollë e kam gjetur vetën time. “Nuk ndjej lodhje. Vij në shkollë nga ora 7 e mëngjesit dhe qëndroj gjer ora 17-të. Kurrë nuk kam bërë “hile” e as që mendoj të bëj ndonjëherë”, thotë Reshati. U gjendem për pak kohë në Gjimnazi e Ri të këtij qytetit. Një vatër e madhe e dijes. Aty e takuam Reshat Behlulin, por jo në zyre, por në hollin e shkollës. Pse? Sepse i udhëzonte punëtorët të kryejnë punë. Të gjithë, si një, e dëgjonin. Edhe e respektonin.

Edhe Fatmire Ramadani, punëtore e re, ka fjalë të mira për Reshatin, sekretarin e gjimnazit. “O, po. E kam lehtë të flas për Reshatin, sekretarin e shkollës sonë. Ai është shumë punëtor. Tash po bindem se vërtet qenka kështu. Unë mahnitem se si ai vjen edhe me ne dhe i kryen disa punë. Nuk e ndjen vetën “keq”. Na sjellë si të ishim të familjes së tij”.

E, Reshati punon e s’ndalet. Na qoi gjer të nxemja qendrore e shkollës. Ai, pa një pa dy, tha: “Shihni, unë këtë sistem e kontrolloj, ndonëse është punëtori tjetër. Nuk dua asnjë minutë të jetë kohë e ftoftë për shkollarë. Më duhet vetëm pak kohë dhe së bashku me këtë teknik, që e ka “zanat” të vetin, ta aktivizojmë nxemjen. Shihni, na thotë Reshati, ky oborr i shkollës u bë i mirë, por unë edhe këtë kënd të shkollës e rregullova me punëtorët e mi. Unë e konsideroj shkollën si shtëpinë time. Ka edhe prej punëtorëve që ma kanë zili përse unë punoj. Nuk i fajësoj ata, secili e ka jetën e vetë. Unë dua ku punoj, që shkolla ime të jetë shembull për shkollat tjera”, na tha Reshat Behluli, i cili punon e s’ndalet në dy gjimnaze, edhe në atë vjetrin, por edhe në këtë të riun, i cili akoma nuk është pagëzuar…

Në fund Reshat Behluli, tha: “O gazetar, ejani sa më shpesh e t’na vizitoni, sepse në këto dy vatra të arsimit unë do të punoj pa kursyer asgjë nga veti. Edhe pak ditë, në gjimnazin e vjetër do të fillojë një projekt, i cili do ta bëjë shkollën si një nuse e re e këtij qyteti…”/Tefik Selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.