RCCOLA

Republikanët presin një vit më të mirë për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane thotë për rajonipress se viti 2013 ka shënuar kthesë pozitive për këtë lëvizje pasiqë ata janë bërë pjesë e Asamblesë Komunale dhe presin të shtrihen edhe në nivel Kosove. Xhelili thotë se viti 2014 do të jetë edhe më i mirë për Gjilanin.

Selver Xhelili i cili udhëheq Lëvizjen Republikane ku edhe fitoj ulësen në Asamblenë Komunale e quan vitin 2013 vit me fat për këtë Lëvizje e tij, derisa shpreson që viti 2014 të jetë më i favorshëm për qytetarët e Gjilanit.

“Viti 2013 ishte vit i rëndë për të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës. Jam i sigurt se viti 2014 do të jetë vit më i mirë dhe më i frytshëm për Gjilanin”.

UBT

Xhelili tha se skena politike në Gjilan ka ndryshuar me hyrjen në garë të Lëvizjes Republikane.”Kemi arritur një sukses të lakmueshëm dhe atë për një kohë shumë të shkurtër. Kështu do të ndodhë edhe me shtrirjen tonë në nivel vendi” mendon Xhelili.

Xhelili vlerëson se Republikanët në vitin 2014 do të luajnë një rol kyç në zhvillimet politike në Gjilan duke qenë kështu pjesë e bashkëqeverisjes me LDK. “Ne në momentin që do të marrim përgjegjësit dhe detyrat do të jemi në funksion të kërkesave të qytetarëve dhe do të jemi shërbëtor të tyre me të gjitha kapacitete tona” tha Xhelili.

Kreu i Republikanëve tha se Gjilani tashmë ka hyrë në rrugë të mirë dhe nuk pret stagnim politik dhe ekonomik. “Përkundër situatës së rënduar buxhetore që ka aktualisht Gjilani, besoj se Lutfi Hziri i ndihmuar edhe nga ekipi e tij do të dali triumfues dhe do e kthejë në normalitet situatën financiare” tha Xhelili./rajonipress/