UBT

Republikanët pjesë e fitores së Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Selver Xhelili nga Lëviza Republikane thotë se është i lumtur që ky subjekt politik mori vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale dhe njëkohësisht për të qenë pjesë e fitores së madhe të Lutfi Hazirit dhe LDK-së në Gjilan.

Selver Xhelili i cili për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet lokale nën ombrellën e Lëvizjes Republikane ndihet i lumtur që për një kohë shumë të shkurtër të faktorizohet dhe të jetë pjesë edhe e Asamblesë Komunale, pasiqë tashmë dihet se ka fituar një ulëse , por edhe pjesë e fitores së Lutfi Hazirit.

Xhelili thotë për rajonipress se koalicioni me LDK-në ka funksionuar mirë dhe të gjithë kanë pasur role të caktuara për të arritur deri tek fitorja dhe rezultati i pritur.”Unë vërtet ndihem mirë që së bashku me ekipin tim dhe të gjithë mbështetësit e mi ishim pjesë e fitores së madhe të Lutfi Hazirit dhe LDK-së në Gjilan” tha Xhelili.

Uji Dea

Xhelili tha se ky rezultat inkurajues është motivues edhe më i madh që Lëvizja Republikane të përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme.”Ne tashmë jemi të gatshëm që të jemi edhe pjesë e Parlamentit të Kosovës. Kemi shumë aktivistë dhe ithtar që na mbështesin dhe kanë kërkuar prej nesh që të konkurrojmë edhe në zgjedhjet e përgjithshme” tha Xhelili.

Xhelli tha se në balotazh koalicioni mes Republikanëve dhe LDK-së do të jetë edhe më i pranueshëm nga qytetarët.”Qytetarët e kanë kuptuar adresën e vërtetë të njerëzve që duan të merren vetëm me Gjilanin dhe problemet e tyre. Lutfi Haziri u përqafua masovikisht nga gjilanasit dhe ne po përgatitemi që fitoren e tij të thellë ta bëjmë edhe më të besueshme dhe më të madhe në balotazh” tha Xhelili./rajonipress/