Republikanët i mirëpresin zgjedhjet e parakohshme

Partia Republikane e ka mirëpritur lajmin, se së shpejti në Serbi, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, krahinore e parlamentare.
Partia Republikane e bashkësive etnike në Serbi, duke llogaritur edhe shqiptarët si komunitet, të cilët i prinë Avdil Ramadani, kryetar, i vlerëson lart proceset zgjedhore të të gjitha niveleve, duke porositur që ato të jenë fer, të ndershme dhe demokratike.
Sa i përket luhatjeve të disa partive politike, se a duhet marrë pjesë elektorati shqiptar në zgjedhjet lokale, apo parlamentare, për Partinë Republikane, nuk kanë ndonjë rëndësi të posaçme. Për këtë parti, zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm politik e shoqëror, ngase përmes votës së lirë, mund të vije deri te ndërrimet dhe reformat.
Partia Republikane, do të marrë pjesë aktive në të gjitha nivelet zgjedhore dhe kërkon nga elektorati shqiptar, që të mos manipulohet me vullnetin e tij politik, duke u thirrur në poena të lirë politikë, në patriotizmin e rrejshëm dhe shantazhet qëllimkëqija.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, që nga viti 2002, kanë marrë pjesë aktive në të gjitha nivelet e zgjedhjeve në Serbi, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitimë në kuvendet lokale dhe republikane, kështu që përmes rrugëve institucionale kanë ndërprerë praktikën e moçme, që dikush tjetër të flas në emër të e tyre, në instanca më të larta, thuhet në kumtesën e Partisë Republikane, të nënshkruar nga kryetari i saj z. Avdil Ramadani./rajonipress/