UBT

Republikanët e Gjilanit shpresojnë në fitore të lehtë të Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane në Gjilan thotë se me kontaktet dhe aktivitetin që po e zhvillon çdo ditë në teren është parë një diskonim shumë i madh për të qenë pjesë e fitores së Lutfi Hazirit. Lëvizja Republikane synon të gjejë mbështetje dhe shtrirje edhe në Prishtinë e qendrat e Kosovës tha Xhelili.

Selver Xhelili pasi ka hyrë në koalicion parazgjedhor me LDK për të përkrahur kandidatin e saj për kryetar të Gjilanit ka marrë detyra shtesë për të siguruar të sigurt fitoren e Lutfi Hazirit.

Xhelili për rajonipress tha se Lëvizja Republikane tashmë ka një koordinim të mirë edhe me të rinjtë dhe asociacionet e tyre të cilat janë të shumta në kuadër të Universiteteve private e shtetërore.”Unë kam qenë një kohë në udhëheqje të këtyre organizatave dhe në kontaktet me ta kam parë që ka një disponim të mirë për të votuar Lutfi Hazirin e LDK-së” mendon Xhelili.

UBT

Xhelili tha se edhe në Konventën e të rinjve të LDK-së është parë fuqia e Lëvizjes Republikane. “Unë synojë që pos Gjilanit ta bëjë të fuqishme Lëvizjen edhe në Prishtinë dhe në të gjitha qendrat e Kosovës. Ne shumë shpejt do të përgatitemi për të qenë pjesë edhe në zgjedhjet nacionale” tha Xhelili.

Selver Xhelili thotë se është momenti i fundit që në Gjilan të vijnë forcat e reja dhe progresive.”Ndryshimi po ndihet çdo ditë dhe ne besojmë sigurt se lideri i pakontestueshëm mbetet sërish Lutfi Haziri” tha ai.

Xhelili tha se Lëvizja Republikane ka një program shumë të avancuar dhe i cili bazohet më shumë në projektet praktike që lidhen me të rinjtë dhe me sferën e punësimit. “Një parti politike që nuk ka program ambicioz për të zgjidhur problemin e të rinjve dhe punësimin e tyre do të jetë e hendikepuar dhe nuk do të ketë rezultat në këto zgjedhje. Ne së bashku me LDK e kemi përgatitur strategjinë se si të rinjtë do të jenë përfituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve pas 3 nëntorit” tha Xhelili./rajonipress/