RCCOLA

“Republika Srpska”… gjepura

/ 2 minuta lexim

Ian Cliff ka qenë ambasador për katër vjet në Bosnjë-Hercegovinë dhe ka jetuar në Republikën Srpska dhe, në anën tjetër, me federatën e ndarë në dhjetë kantone.

“Mendoj se të gjitha që janë folur për ‘Republika Srpska’ në Kosovë janë gjepura, të pamenduara…”, thotë ai.

Sipas tij, nëse e njohin Kosovën ose jo kryetarët e komunave serbe, kjo është punë e tyre, por duhet të punojnë me sistemin e Kosovës, e kjo është e qartë me marrëveshje, shkruan Kosova sot.

Fidanishtja

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve në komunat serbe në të cilat kanë fituar “Iniciativat Qytetare Serbe”, për të cilën ka pasur thirrje nga Beogradi për ta votuar, ambasadori Cliff ka këtë përgjigje “Ashtu si kudo tjetër, ka pasur dëshirë për ndryshim në komunitetin serb edhe në jug, duke parë veriun. Puna e tyre është që të punojnë nën ombrellën e Kosovës, me ligjet e Kosovës”, tha ambasadori, shkruan kosova sot.

Ndërsa sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, ai thotë se do të jetë interesantë të shihen nëse VV do t’i hedhë domate vetvetes nëse nuk janë të lumtur për diçka.

“Kam thënë gjithmonë nëse këta janë një lëvizje apo një parti politike,dhe ky do jetë një rast i mirë që ata të dëshmojnë se janë një parti, e jo më një lëvizje.