ARKATANA

Republika gjysmake, pa Ushtri

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Krerët e shtetit premtuan vazhdimisht se do të formohej Ushtria e Kosovës, por premtimet i mori era dhe ja ku jemi në përvjetorin e nëntë të Republikës, pa atributin kryesor të një shteti-Ushtrinë.

NËNTË VJET SHTET, PA SHTYLLËN KRYESORE

Formimi i FAK-ut, në duart e Listës Serbe

Krerët e shtetit premtuan vazhdimisht se do të formohej Ushtria e Kosovës, por premtimet i mori era dhe ja ku jemi në përvjetorin e nëntë të Republikës, pa atributin kryesor të një shteti-Ushtrinë.

Kosova po e kalon edhe këtë përvjetor të radhës të shpalljes së pavarësisë, pa e pasur akoma të ndërtuar institucionin kryesor, që bën bazamentin e shtetit, Ushtrinë e vet. Njohësit e fushës juridike, ekspertë të së drejtës kushtetuese dhe përfaqësues të opozitës, konsiderojnë se është pikërisht kjo klasë politike e papërgjegjshme, që e ka futur në rrugë pa krye procesin e formimit të Ushtrisë së shtetit, duke e bërë atë peng të sanksionuar edhe në Kushtetutë, përmes kushtëzimit nga vota e deputetëve serbë me listë të përzgjedhjes nga Qeveria armike e Serbisë. Premtimi për transformimin e FSK-së në Ushtri, që e pati bërë ish kryeministri Thaçi qysh në vitin 2014, së bashku me ish-presidenten Jahjaga, po shihet se ishte një premtim elektoral, dhe i njëjti sipas ekspertëve të së drejtës ka filluar të dalë në sipërfaqe edhe tani, të marrë rishtas karakter të premtimit elektoral, pa pasur shpresë se do të mund të konkretizohet së shpejti. “Lidhur me ketë çështje tash veç dihet. Në kohën e nxjerrjes së Kushtetutës së Kosovës, si në shumë fusha, edhe këtu dhe në kundërshtim me çdo normë demokratike, është futur norma e 2/3 të deputetëve serbë. Duket se kryetari i grupit punues në atë kohë ka pasur urdhër nga shefi i vet, Hashim Thaçi, që norma e tillë të futet në dispozitë kushtetuese. Mendoj se kjo është bërë për dy qëllime që janë: krijimin e një gjendjeje që të diskutohet me minoritet për interesa politike dhe individuale, gjë që qartë u pa edhe kur Thaçi u zgjodh president i vendit. Çka u premtua nuk di saktësisht po Lista Serbe e votoi atë. Edhe në çështjen e Ushtrisë duket se pushteti këtë rrugë do ta zgjedhë”, tha prof. Muhamet Kelmendi, shkruan gazeta Kosova Sot.

UBT

Kushtëzimi me mosveprimin në veri

Sipas Kelmendit, më e keqja është që Ushtria e Kosovës mos të veprojë në veri të vendit, dhe ky mund të jetë kompromis për ta votuar atë edhe deputetët serbë. “Kjo do të shkatërrojë tërësisht vendin dhe një Ushtri e tillë nuk i duhet Kosovës. Jam i mendimit së këndej tani krejtësisht në fushatën elektorale po shkon përsëri kjo çështje. Qeveria dëshiron unitet me deputetët serbë, por pa u parë, gjë që e treguan në Kuvend, ndërsa edhe opozita ka atë karakter, zgjedhor. Në fund të fundit kjo edhe nënkuptohet sa i takon opozitës”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ai konsideron se nëse mbështetemi në premtimet e dhëna tash e 6-7 vite del se kemi një anomali politike dhe një analfabetizëm të lartë. Por, këtë po e besojnë akoma qytetarët, të cilët po vazhdojnë të besojnë symbyllas në premtimet boshe që aq lirë po u shiten. “Me këtë na kanë gënjyen vazhdimisht. Atë e beri Hashim Thaçi, Atifete Jahjaga dhe madje edhe Isa Mustafa. Kurdo në prag të festës së pavarësisë deklaronin me pompozitet formimin e Ushtrisë”, tha Kelmendi.

Ushtria për konsum elektoral

Edhe prof. Riza Smaka konsideron se aq shumë po devalvohet dëshira për formimin e Ushtrisë së shtetit të Kosovës, me premtimet e kota të krerëve të shtetit, sa që tani fare pak mbetet për të besuar në planet e tyre. “Persona të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, në vendin tonë, gjatë fushatave elektorale japin premtime iluzore, irreale, voluntare e arbitrare, të cilat, gjatë ushtrimit të pushtetit, mbase as që orvaten për t’i përmbushur. Premtimet e tilla për qytetarët, në përgjithësi, janë irrituese, provokuese dhe bajate”, u shpreh ai. “Gjatë ushtrimit të pushtetit, veçanërisht, të atij ekzekutiv, referuar premtimeve elektorale të tilla dhe të ngjashme, në raste jo të rralla, disa nga funksionarët publikë do të duhej të shkarkoheshin, për shkak të zotimeve zgjedhore abuzive, shkohet aq larg, saqë me të njëjtat dhe përkitazi me të njëjtat, praktikohen ironizime bizare”, potencoi më tutje ai. Sipas Smakës, edhe kur është fjala për obstruksionet kundër formimit të FAK-ut të vendit tonë, të njëjtat nuk mund të cilësohen ndryshe, pos si konsekuenca të qeverisjes së keqe, qeverisjes së dobët e të dështuar me huqe të mëdha përkitazi me tema shoqërore, ekonomike, arsimore, shëndetësore e tema të tjera të rëndësishme./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.