Fundamenti

Republika e të papunëve

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kosova mbetet vendi me shkallën më të lartë të papunësisë në rajonin tonë, ndërsa punësimet e reja janë tepër te vogla, në krahasim me nevojat.Ekspertët kritikojnë Qeverinë se nuk ka strategji punësimi.

Bazuar në të dhënat që kanë ekonomistët e vendit, në tregun e punës çdo vit hyjnë 30 mijë persona të rinj ndërkohë që punësohen mesatarisht vetëm 5 deri në 6 mijë veta, shkruan Kosova Sot.

Mobi Casa

Bazuar në shkallën e papunësisë, Kosova ka nivelin më të lartë në rajon me rreth 40 për qind, Maqedonia me rreth 33 për qind, Bosnja Hercegovina me 24 për qind, Serbia me 17,4 për qind, Shqipëria me 16,9 për qind si dhe Mali i Zi me 11 për qind.