Fundamenti

Replikë me një mik akademik: Ja pse na duhen zgjedhjet në Kosovë!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Lisen Bashkurti – Një mik i kahershëm imi dhe akademik i nderuar, ndoshta nga dëshpërimi, këto ditë bëri një postim në profilin e tij me mesazhin…“Ç’na duhen zgjedhjet në Kosovë?” Me thënë të drejtën e kuptova, por edhe u çudita. Si nuk na duhen zgjedhjet në Kosovë?! Na duhen, bile shumë, madje më shumë se kurrë, kur shohim sesa mirë bëhen zgjedhjet në Kosovë. Na duhen, madje edhe si model, kur vërejmë sesi i zgjidhin krizat vëllezërit tanë, përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Na duhen, na duhen për të parë sesi bëhen fushatat pa tallje e fyerje, por me etikë e dinjitet. Na duhen fort bile, për të shikuar sesi bëhen votimet ditën e zgjedhjeve, si një festë popullore. Na duhen që të na plasin sytë, kur mësojmë sesi numërohen votat dhe tabulohet rezultati për tre orë.

Na duhen, edhe për të mësuar sesi pritet fitorja me qetësi dhe humbja me dinjitet. Na duhen që ç’ke më të, që t’i vëmë gishtin kokës nga qeveritë, politika, media, deri te qytetarët e thjeshtë, që të kuptojmë një herë e mirë se institucionet demokratike kanë si parim bazë zgjedhjet legjitime.

Mobi Casa

Na duhen, aq shumë, deri në turpërim, kur kthejmë kokën pas e shohim se çfarë masakre kemi bërë me zgjedhjet tona të tridhjetë vitet e tranzicion pseudo-demokratik. Të skuqemi deri në veshë për talljen që kemi dëshmuar me institucionin e shenjtë të votës.

Na duhen ore na duhen që ç’ke më të, për të mësuar para së gjithash nga vëllezërit tanë Kosovarë, përpara se të mësojmë nga bota e qytetëruar. Na duhen për të parë e kuptuar se sa i dëmshëm dhe neveritshëm është autoritarizmi i korruptuar; patriotizmi i abuzuar; popullizmi vulgar; nepotizmi i kancerogjen; inkriminimi deri në palcë; diletantizmi në çdo qelizë; oratoria prolikse dhe pa ide; idetë e zbrazura pa argumente e kulturë; premtimet e mbuluara nga gënjeshtrat propagandistike; propaganda e blerë dhe e shitur me mundin e njerëzve; njerëzit e rropatur e të nëpërkëmbur paturpësisht që ikin nga sytë këmbët, për të mos u kthyer më kurrë në tokën e tyre atërore…

Si nuk na duhen zgjedhjet në Kosovë o miku im, akademik i nderuar! Na duhen ore, na duhen shumë, na duhen fort, na duhen për sot, për nesër e për gjithmonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.