Reparti i Oftalmologjisë, në mes të dëshirës dhe mundësisë për të operuar

Gjilan – Drejtori i spitalit në Gjilan Nysret Hajrullahu thotë se reparti i Oftalmologjisë i ka të gjitha kushtet për të kryer operimet e nevojshme, ka edhe mjek profesionist e të trajnuar, por unë s`kam faj që ndokush prej tyre s`ka operuar mbi 30 vite. Maliq Bajrami shef i repartit thotë se operimet e rënda nuk mund të kryhen në repartin e tij dhe kërkon angazhim të mjekëve profesionist që kanë shkuar në Prishtinë. Ndërkohë brenda repartit thonë se ka mjek të përgatitur për të gjitha operimet, por atyre nuk u jepet mundësia dhe hapësira.
Janë katër oftalmolog në repartin e syve që punojnë vazhdimisht me pacientët e Anamoravës. Madje në këtë repart kryhen mbi 50 kontrollime ditore, por operimet e rënda nuk kryhen në mungesë të “kuadrit profesionist”.
Megjithatë janë dy qëndrime që e kundërshtojnë njëra tjetrën. Drejtori i spitalit Nysret Hajrullah thotë për rajonipress se ka mjek profesionit në Oftalmologji dhe ata janë të mirë, ka teknologji të mirë dhe i kanë të gjitha kushtet, i kanë edhe sallat, ekziston ultrazëri, ka mjek që kanë shkuar nëpër trajnime dhe janë specializuar, por unë nuk i kam faj ndonjërit prej mjekëve që nuk kanë operuar mbi 30 vite, e kanë frikë të hynë në sallë tha Hajrullahu.
Ndërkaq, Bajram Maliqi shef i repartit thotë se është e vërtetë që i kanë kushtet, sallat, ultrazërin, por angazhimi i mjekëve të rinj për operimet e rënda është i domosdoshëm.”Ne bëjmë nga 50 kontrollime në ditë dhe ndonjë operacion, por teknologjia e re ka ndikuar që të angazhojmë edhe mjek të rinj sepse unë p.sh s`kam operuar ka 30 vite dhe tani është problem të hy në sallë’ tha Maliqi.
Maliqi tha se nga Prishtina u kanë sjellur mjek të papërvojë kurse oftalmologët gjilanas kanë shkuar në Prishtinë.”E kemi Ardian Sërmaxhajn dhe Visar Huruglicën dy mjek të rinj që na janë dashur shumë, por ata janë angazhuar në Prishtinë. Për ta funksionalizuar sallën na duhen mjek me përvojë dhe që e njohin teknologjinë bashkëkohore sepse operime me llaser apo edhe ndërhyrje të rënda nuk mund të kryejmë këtu” tha Maliqi.
Ndërkohë ka reagime dhe mospajtime brenda mjekëve të repartit të cilët thonë se ata janë të aftë dhe të përgatitur për të gjitha intervenimet dhe operimet, por nuk u jepet hapësirë dhe mundësi profesionale për të qenë më të përkushtuar dhe në shërbim të pacientëve gjilanas./rajonipress/