UBT

Reparti i Hemodializës në Gjilan ka nevojë për më shumë hapësirë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në repartin e hemodializës në Gjilan i cili është shpallur si reparti më i mirë i sakrificës profesionale për vitin 2012, ka rreth 60 pacientë nga qytetet Kamenicë, Viti, Gjilan dhe Kaçanik. Afrim Bekteshi shef i repartit thotë për rajonipress se pacientët nga Kaçaniku që janë 14 do të ishte mirë të vendosen në Ferizaj.

Reparti i Hemodializës në Gjilan edhe pse është shpallur si reparti më i mirë për punë profesionale e humane – të sakrificës gjatë vitit 2012 , ai megjithatë përballet me mungesë të hapësirës dhe kushteve më të mira për pacientët.

Afrim Bekteshi shef i repartit të hemodializës tha për rajonipress se aktualisht në këtë repart janë të shtrirë 60 pacientë që marrin gjak ditor të përhershëm. Bekteshi tha se ka pacient nga Kaçaniku, Vitia, Kamenica, Artana dhe Gjilani. “Realisht 14 pacientë që bëjnë udhëtim të mundimshëm nga Kaçaniku është mirë që të transferohen në Ferizaj dhe neve do të na lehtësohej shumë puna” tha ai.

Bekteshi tha se ky repart ka nevojë për më shumë hapësirë e pse jo edhe për një objekt të ri. “Me ardhjen e menaxhmentit të ri gjërat kanë ndryshuar për të mirë, por ky repart donë më shumë përkujdesje sepse këtu gjithçka që punohet është e ndjeshme”.

Mobi Casa

Madje , Bekteshi tha se ditëve të fundit janë paraqitur tri raste me Hepatit C për çka i kanë dërguar të gjitha analizat në Institutin e Shëndetit Publik në Prishtinë. “Infektimi me këtë virus është normal të ndodhë dhe besoj se gjithçka do të jetë nën kontroll sepse presim shumë shpejt edhe t`i marrim analizat”.

Sipas tij burim i infeksionit mendohet të jetë transfuzioni i shpeshtë i gjakut.

Edhe drejtori i spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi tha se këto tri raste janë të izoluara dhe janë në pritje të analizave që pritet të vijnë shpejt nga Prishtina.

Ndërsa pacientët e shtrirë nuk kanë dashur të flasin as për kushtet e as për mundësin e transferimeve. Madje pacientët nga Kaçaniku thanë se ndihen mirë në Gjilan sepse përkujdesi mjekësor është në nivel të mirë profesional e njerëzor. /rajonipress/