UBT

Rënia e Xhakës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Granit Xhaka pati rënie të madhe, që prej transferimit nga Baseli në Borussia Monchengladbach. Futbollisti kosovar është shndërruar në një rezervist të rregullt. Trajneri Lucien Favre e arsyeton këtë me sëmundjen e 20 vjeçarit, por Xhaka ishte pjesë e përfaqësueses zvicerane në mesjavë. Futbollisti kosovar shpresonte që në pjesën e dytë të sezonit të luajë rregullisht, por kjo nuk po ndodh, të paktën deri tash.

Granit Xhaka po kalon momente të vështira në Borussia Monchengladbach. Futbollisti kosovar e ka nisur vitin e ri në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi po qëndron vazhdimisht në bankinë.

Edhe pse ishte njëri prej futbollistëve më të shtrenjtë në histori të klubit gjerman, ai nuk po e gjen veten assesi në Bundesligë.

“Graniti ishte i sëmurë për pesë ditë”, ka thënë trajneri Lucien Favre.

“Ai nuk ka stërvitur me ne për 10 ditë. Unë i vendos lojtarët që janë më në formë, nuk më interesojnë emrat”, ka shtuar ai.

Por, siç dihet, 20 vjeçari ishte pjesë e përfaqësueses së Zvicrës në miqësoren, që u zhvillua në mesjavë, duke rënë ndesh me deklaratat e trajnerit gjerman, rreth sëmundjes, siç pretendo ai, të futbollistit kosovar.

Mobi Casa

Në ndeshje me Bayer Leverkusenin, Xhaka qëndroi sërish në bankinë. Fillimi i vitit 2013 ishte i zi për ish futbollistin e Baselit, edhe pse ky i fundit kishte thënë se pret që ta fitojë një vend titullari, në pjesën e dytë të sezonit. Xhaka mund të luajë të enjten në ndeshjen e Europa Leagues.

Xhaka, në nivel të Behramit e Xhemajlit

Selektori i përfaqësueses U21 të Zvicrës e ka lavdëruar Granit Xhakën, për të cilin thotë se është i nivelit të njëjtë me bashkëkombësit Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli. “

“Mendoj se Xhaka është një lojtar i madh, i cili mund të luante edhe në Napoli. Ai ngjason me Xhemajlin për fazën ofanzive, sepse është lojtar që shpesh shkon në përfundim të aksionit. Por, ai ka ngjashmëri edhe me Behramin, në fazën defanzive. Thjeshtë, është i një nivelit me Behramin dhe Xhemajlin”, deklaroi Tami për radio Radio Crc.

Sipas Tamit, Xhaka mund të kishte një përvojë të mirë në futbollin italian. Për përfaqësuesin zviceran, interesim kanë shfaqur Lazio dhe Napoli.(express)