Eko Higjiena

Renditja e FIFA-s: Bie Kosova, ngritet Shqipëria

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re botërore të Kombëtareve.

Në ranglistën e muajit qershor, Kombëtarja e Kosovës e sheh veten në vendin e 108-të, ndërsa ka rënie për një pozitë ngase në atë të fundit ishte e 107-ta, shkruan “Gazeta Express”.

“Dardanët” patën rezultate zhgënjyese në këtë muaj duke barazuar në shtëpi me Rumaninë dhe duke u mposhtur nga Bjellorusia në terren neutral.

Kosova i ka 1179,69 pikë, ndërsa e sheh veten prapa Madagascarit dhe përpara Taxhikistanit.

Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare kishte ngritje në renditjen e FIFA-s.

HW

Kuqezinjtë kanë përparuar për tri pozita, nga ajo e 68-të në të 65-ën.

Ekipi i Sylvinhos i ka 1357,39 pikë, ndërsa gjendet përpara Kepit të Gjelbër dhe prapa Irlandës së Veriut.

Shqipëria i regjistroi dy fitore në muajin qershor, kundër Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faro, po ashtu në kualifikimet e Euro 2024, shkruan “Gazeta Express”.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, vazhdon të prijë kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga nënkampionia botërore, Franca, ndërsa Brazili është i treti. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.