Rendimente të “mira” në arat e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi tha se mbi 90 % e sipërfaqeve janë korrur dhe rendimentet janë sjellur nga 4000 kg për hektar.

Korrje shirjet në komunën e Gjilanit tashmë janë në përfundim e sipër .Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi e pylltari tha se është i kënaqur me tërë ecurinë e punës duke shtuar se ka pasur një fushatë të suksesshme të korrje shirjeve, në të cilën kanë marrë pjesë 51 kombajna të cilët edhe pse të vjetër, teknikisht janë në rregull .

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, me kohë ka formuar Komisionin Komunal për korrjeshirje, i cili ka përcjellë mbarëvajtjen e fushatës.

Rapuca tha se gjendja e grurit në teren, në përgjithësi, ka qenë e mirë. Temperaturat tepër të larta që po mbretërojnë ditëve të fundit, kanë shkaktuar pjekjen e dhunshme të grurit, duke ndikuar edhe në uljen e rendimentit të pritur tha Rapuca.

Fundamenti

Rapuca tha se kjo ka ardh si pasojë e kushteve tepër të pa volitshme që kanë mbretëruar në vjeshtën e kaluar, në kohën kur është mbjellur gruri, ku si pasojë e thatësisë ekstreme, pjesa më e madhe e grurit ka mbirë pas vitit të ri, nën shtresën e borës.

Sipas Rapucës këtë vit, në arat e komunës së Gjilanit, kanë qenë të mbjellura mbi 2000 ha me grurë, 150 ha me tërshërë dhe rreth 100 ha me elb. Sipas tij komisioni për korrje shirje pritet që të jap një vlerësim definitiv dhe profesional për tërë fushatën.

Ekspertët nga drejtoria për bujqësi apelojnë fermerët që të mos i djegin hamulloret, por në vend të kësaj ta bëjnë një lëvrim të cekët rreth 15 cm. Në këtë mënyrë ruhen materiet organike në tokë dhe shmanget rreziku nga përhapja e zjarreve shtoj Rapuca./rajonipress/