Remniku, një histori e shkurtër
Gjilan – Shkëputur nga një intervistë e zhvilluar me studiuesin Marjan Seba Sopi. Fshat në komunën e Vitisë, me një lartësi mbidetare prej 520 m. Ende mungon monografia e veçantë, botuar për këtë fshat. Thuhet dhe është e dëshmuar se Remniku gjithmonë ka qenë i banuar me shqiptar, që nga kohërat më të lashta, prej kur ekziston si vendbanim, këtë e tregojnë edhe toponimet e vendeve që kanë domethënie iliro-dardano-shqiptare, shenjat në gurët e varrezave, doket që ende i kultivojnë banoret e tanishëm remnikas. Në këtë fshat si në shumë fshatra tjera jetuan edhe shqiptaret dikur ortodoks por të sllavizuar e në kohërat e më vonshme fshati u banu edhe nga kolonizatorët serb, ku nga viti 1918-1941 kemi në Remnik të sistemuar diku 19 familje serbe, siç na kanë treguar të moçmit, gati në çdo lagje ishte vendosur nga një familje kolonësh serb.
Shtrirja territoriale e fshatit
Remniku gjendet në pjesën lindore të Komunës së Vitisë, është njëri nga fshatrat në kufi me Komunën e Gjilanit, konkretisht afër Zhegrën e dëshmorit të Kombit Agim Ramadanit, shtrihet në mesin e fshatrave, Selishtë fshat origjine i poetit Mirko Gashi dhe vendlindje e atdhetarit e ushtarakut toger Mark Gashit, njërit nga intelektualet e par disident politik, pas luftës së dytë botërore, në Jugosllavin e atëhershme, Godenit të vogël dhe Godenit të madh, Stublles së ultë të dëshmorit Rexhep Bislimi, Stubllës së Epërme, të Engjëll Zefi dhe mësuesit Don Mikel Taraballuzit, Skifterajve (Gjylekarit) të Hoxh Jonuzit, Kenan Halimit, Bafit Haxhiut- Kajollit e shumë kajollve tjerë, Budrikes së epërme të Dostan Sadikut, dhe fshtatit Nasal te Gjilanit. Nga ajo që u cek, Remniku i takon një hapësire të lashtë dhe të banuar me shqiptarë, pajisur me traditë dhe atdhedashuri shqiptare Remniku, shtrihet me fushën pjellore buzë morave e rrëzë Maleve të Karadakut,
Banorët e tanishëm Remnikas
Remniku sot, përbëhet nga rreth 17-18 familje, rreth gjysma e banorëve të këtij fshati janë të zbritur nga majat e Karadakut. Siç janë lagjet, Grgja, Selmanaj, Qeliki, Godeni, tri degët e malokve Duhanët-Mehmetet, Kerrajt-Jakupt dhe Zenelajt-Misint dhe Kabashët janë malësor që vinë nga Jezerci. Pjesa tjetër e Remnikasve të tanishëm vinë nga anët e ndryshme të trojeve shqiptare, dikur par 300 vitesh, këto familje janë, Salit-Saliqt, Hyskovyt (kozuli) familjet Hyseni, Salihu dhe Ajeti në lidhej gjaku dajallak me hysent, familje e vjetër, Qallakët, Demalit, Pusajt, dhe Qaqaret, sfundi vendosen edhe famila Syla ardhur nga Bresalci dhe familja Sinani nga Mogilla, nga një shtëpi. kurse një pjesë mjaft e madhe e familjeve remnikase, nuk dihet prej kur jeton në Remnik, janë familje të lashta, Iliro – Dardane, janë familje të vjetra por jo sa vet fshati, siç janë familja Hajdari, Sefiu, që janë të njëjtit trung dhe familja Haziri, thonë se në Remnik janë vendosur dikur moti, dhe se janë të ardhur nga gardhi shkaut pra andej prej mollës së kuqe, thonë se një kohë kanë jetua dikun në rrethinën e Shkodrës apo në Shkodër, pre nga janë ardhë në
Remnik – Banoret e Remnikut kur ndahen në fise edhe pse tani tek ne shumë pak i kushtohet rendësi kësaj ndarje, gjeneratat e reja as që din për fiset, këta banor kryesisht i takojnë fisit Thaq e Gash ashtu si deklarohen, ka një pjesë Berish, e Krasniq.
Historik i shkurtër mbi emrin dhe lashtësinë e fshatit Remnik
Fshati Remnik i takon grupit të fshatrave të lashtë të Komunës së Vitisë sa kam dëgjuar dhe lexuar është i lasht, siç janë edhe fshatrat e Juaj Binça dhe Smira e pastaj Tërpeza, Tanusha Gjylekari, etj…fshatra këta shumë të lashtë. Mirëpo, me këtë nuk mund të them se banorët e tanishëm të këtij fshati janë të lasht sa vet fshati, por janë të lashtë në këto hapësira, se pse ne e dimë se gjithmonë kemi pas lëvizje të banorëve nga fshati në fshat dhe nga një hapësirë në hapësirën tjetër të trojeve tona, është shumë me rendësi të ceket e përsëritet, se këta fshatra edhe Remniku gjithmonë ka qenë të banuar me banorë autokton shqiptar. Kur flasim për etimologjinë e emrit të fshatit Remnik, kemi disa variante, një variant është ai sllav Ribnik që do të thotë vend peshkim, kur të bisedoj për këto gjana na duhet të jemi modest e serioz jo egoist, pra ka disa elemente që e bazojnë dhe mbështesin këtë nocion (veçmas elementi serbosllav) por jo me një përqindje të qindëpërqind dhe të pakontestueshme, siç pretendon historiografia serbe, kurse varianti i dytë që duket se është shumë më i besueshëm dhe i pranueshëm në popull sipas traditës është se fjala Remink vije nga dy emra pra REM e NIK, pra REM-i (a) i NIK (ës) pra Rem Niku pra Remniku.
Ekziston edhe një variant tjetër SHA-RA-NIK dhe këta dy emra Sharaniku dhe Remniku si emra janë shumë të ndërlidhur mes veti, sepse edhe vet pjesa malore e fshatit Remnik kryesisht në kuptimin e gjerë quhej Sharaniku që do të thotë: SHA e RA NIKU apo, Ku ra Nika! Domethënë Rema i Nikës po e bazoi në emrin e banorëve, sepse diku në librin “Monografi për Hasan Ali Remnikun” nga Ramadan Asllani, cekën aty se emrat e banorëve të hershëm të Reminkut kanë qenë Nikollë- Nikë, Gjin, Budrik (But rigë apo Rigë e butë).pra këta emra kanë qenë të ndikuar nga fryma fetare, por tek këta emra ruhet fryma Iliro Shqiptarë.. Në bazë të emrave të banorëve dhe vendeve, kam përshtypje dhe mund të konstatojmë se fjala Remnik përfshin hapësirë më të gjer nga ajo që përfshin sot fshati Remnik edhe fshati Nasala e sotme, i ka takue hapësirës së quajtur Remniku, në pjesën fushore kah Nasala kemi emervendet Varret e moçme, fshati moçëm, në sllavishte (stara sella), po ashtu edhe hapësira e Budrikes së sotme . Pra edhe Budrika si vendbanim ka mundur të jetë formuar me ndarjen e vëllazërive që dikur bashkërisht jetuan në Remnikun e sotëm e që njëri nga ta quhej Budrik( but-rigë) të gjithë shqiptarë. Çka i përket fiseve që tani Remnikun si vendbanim me këtë emër e hasim qysh në mesjetën e hershme, sepse ekzistojnë relacione apo shënime kishtare si ato për Kishën e Deviçit (Kishë shumë e lashtë) ku Remnikasit kanë dhënë kontributet e tyre. Ekzistojnë dokumente të shkruara si shembull numri i banorëve, gjendja familjare, të vejat, beqarët…por kuptohet atëherë nuk ka qenë fshati Remnik me një numër të madh të banorëve, të cilin e kemi sot.
Përveç kësaj që cekëm se të dhëna rreth fshatit Remnik gjinden në “defterët” (shënime) në dokumente të autorëve të ndryshëm, lashtësinë e fshatit bazohet edhe në toponimet e ndryshme brenda fshatit dhe e për rreth ti, të cilat na shpijnë të mendojmë e të hulumtojmë tutje dhe të vërtetojmë me saktësi se ky vendbanim është Iliro-dardano-shqiptar, pra me një histori shumë të lashtë…
Ja shembull kemi vendin i cili quhet që nga lashtësia: “Vorret e moçme”, “Brode”, mos të mendojmë këtu se “brode” është fjalë sllave që do të thotë “anije” jo assesi, pra të marrim fjalën gjermane Brot që i bie në shqip Bukë, e mos të harrojmë se Remniku është vend pjellorë me një tokë shumë pjellore që jep bukë. Pra, këtu duhet të kuptojmë se nga këto anë si Letnicë e Shasharë kanë jetuar Sasët… dmth kjo na jep me ditë apo së paku me supozuar se fshati është i hershëm dhe mund që ky vend apo toponim “brot” të jetë nga Sasët, të cilët për bukën e gojës janë furnizua me drithin e fushës buzë morave si është edhe fusha e Remnikut e ku gjenden brodet apo Brutet… Këto prova materiale edhe pse shumë të bazuara edhe në të folmen shqipe, prapë mund të konsiderohen vetëm si hipoteza, deri sa mos të zbulojmë saktësisht domethënien e emër vendeve të Remnikut dhe rrethinës së tij. Po i ceku disa shembuj, nga të moçmit thuhej e ende thuhet se: Në malet e Remnikut është i fshehur “Cjapi i arit”, mirëpo para se me ardh tek kjo të them se në Remnik kemi “Maja e Sinaritit” (senjoritave-nga latinishtja zonjave) që na qonë të mendojmë se kjo maje ka marrë emër iliro-romak, e më vonë këtë maje e kanë quajtur “Maja Krstit” (sllavët ashtu e quanin) e në të vërtetë ishte “Maja e Kryqit”.
Remniku – aktiviteti patriotik e luftarak nga Lidhja e Prizerenit e këndej para dhe gjatë luftës 1998/99, në Kosovë konkretisht gjatë viteve 40-ta, 80-ta e 90-ta
Gjatë luftërave që kishin përfshi këto hapësira dhe luftërave për liri kombëtare siç ishin lufta e Kaçanikut, luftërat ballkanike, lufta parë botërore, lufta e dytë dhe lufta e fundit për çlirimin e Kosovës, Remniku nuk ishte përjashtim, por ishte pjesë aktive. Në këto luftëra Remniku dha luftar, por dhe pësoi rëndë nga okupuesit e ri ardhur pas sundimit 500 vjeçar otoman. Gjatë luftës së Kaqanikut edhe Remnkiasit ishin kyçur drejtpërsëdrejti, si në organizimin e kuvendit të njohur te Gjilanit, me qellim përgatitje të rezistencës ku merr pjesë Ahmet Muharrem Neziri-Grgja. Remniku ndihmoi luftën e Kaçanikut me djemtë e vet dërguar në front lufte, nga të cilët, Deli Mehmeti-Maloki bjen dëshmor, në këtë vazhdë aktivitetesh kombëtare Ahmet Muharrem Neziri-Grgja, personalisht kontakton dhe me Isë Boletinin e Hasan Prishtinën siç e thoshte diku në afërsi të Kllokotit. Pasi ishte thyer rezistenca e Idriz Seferit me shok, ushtaret turq djegin shtëpinë e familjes Mehmeti, siç thonin të vjetrit ushtaret i vizitonin varrezat dhe ju merrnin erë varrezave të reja, gjoja në atë mënyrë e din se kush kishte vdekur në luftë e kush prej sëmundjes, një presion ky dhe metodë e luftës speciale ushtruar nga turqit ndaj familjeve të atdhetareve të rënë në luftë!. Gjatë sundimit Osman për fat të keq tonin shumë djem tan mbeten në fronte lufte si ushtar turki, njëri nga ta ishte edhe Sali Misini-Maloki i cili vritet diku në Jemen, disa intelektual e epror të lart për gjithmonë mbetën në Turqi siç ishte Ajvaz Islami me gradën ushtarake Bylykbash apo Bimbash?. Serbi i par si e quani, gjatë tërheqjes, në vitin 1916 i cili zëvendësohet nga bullgari parë, pushkaton Hazir Jakupin-Kerraj-Malokve, plagos Zahirnin e Rames Nipin e Hazirit, dhe djegën gjitha shtëpitë e lagjes. Bullgari me të hyrë në fshat, kishte grumbullua një pjesë të burrave , si gjithherë nën pretekstin e kërkimit të armeve, Ushtaret bullgar i kërcënojnë burrat o armët, o do pushkatohen. Hoxha i fshatit remnikas i lagjes së Qaqarve, që ishte në mesin e burrave, ju drejtohet të pranishmëve. Vëllezër t`i lutemi zotit se armët nuk i dorëzojmë! Gjithë sa ishin filluan te luten me zë, eprori bullgar po e pyet Hoxhën.
Çka është kjo? Hoxha përgjigjet, po i lutemi zotit të najë lehtësoj vdekjen se armë s’kemi, për çudi eprori jep urdhër te lirohen. Kjo këmbëngulësi e remnikasve edhe njëherë dëshmon se banoret e këtyre anëve çdoherë ishin të gatshëm për sakrificë e martirizim, siç ishin edhe Stubllasit, Terzijajt Dunavt dhe Biqalit, në golgotën e njohur. Ky bullgar gjatë tërheqjes në mënyrë të dhunshme i merr dy grat e familjes Salihu-Kozuli prej nga nuk u kthyen kurrë, në këtë familje nuk kishte burra madhor pos disa fëmijëve bonjak i vetmi Hajdari që ishte, ishte i mobilizuar dhunshëm diku në thellësi të Bullgarisë!
Gjatë Luftës së dytë botërore sikur përsëritet historia, bullgari i dytë si i pari edhe më i lig, të gjithë burrat e fshatit i mbyllë për 3 ditë rresht në lokalet e Xhamisë së fshatit i torturuan mizorisht, një pjesë edhe i vret nën pretekstin e kërkimit të armeve, u vranë Ymer Syla –Qallaki, Bislim Sefiu, vellazrit Daut, Bajram e Shaban Selmani, Halil Selmani, Halit Boshnjaku( kështu quhej se nënën e kishte boshnjake), Sali Salihu. Ditën e nesërme në oborrin e xhamisë vritet edhe udhëheqësi shqiptar i fshatit Selim Sejdu-Grgja.
Po thuaja se të gjithë burrat ju nënshtruan rrahjeve mizore disa shumë rënd në mesin e tyre Mulla Baki Mehmeti i cili nuk ishte imam fshati por akuzohej nga Bullgarët dhe serbet vendas se gjoja i ka detyrua banoret shqiptar të betohen që mos ti dorëzojnë armët, rrahet edhe për fjalët e thana para remnikasve me urdhrin e eprorit bullgar, ku ju drejtohet kështu: Dëgjoni burra, kush ka armë ti dorëzoj, kush nuk ka mos ti merr shokët në qaf, serbet e fshatit që ishin në koalicioni me bullgaret e që e dinin shqipen ja shpjegojnë eprorit, eprori jep urdhër ta rrahin për vdekje se ky po i mëson te pranishmit si të sillen, Ja edhe një shembull i gatishmërisë për sakrificë të shqiptarëve të këtyre anëve sa herë e lyp nevoja në të mirën e vendit kombit e fes, cilës do ti kenë taku ata.
Pas intervenimit të Hasan Alis përmes Rifat Berishes e Ramiz Cerrnices, këta përmes Italianve , tek Komanda bullgare në Zhegër, bullgarët pasi ishin aleat lufte atë kohë, formohet një komision nga 3 burra të fshatit, që të shkojnë tek komanda në zhegër për të dëshmua të vërtetën e ndodhur në Remnik, rrugës për në Zhegër, kërcënohen nga ushtaret bullgar, mos ta thonë te vërtetën se do pushkatohen, Ne pyetjen e Eprorit u përgjigj Hamdi Neziri-Saliqi si njihej në popull pa u trembur fare por si Gjordano Bruna përgjigjet, “Zotri komandanti gjatë gjithë rrugës na kanë kërcënua, se po e thamë të vërtetën do pushkatohemi, ngom mirë me ditë që ma hiqni kokën këtu pa luajt prej këtij vendi, unë kam me thanë vërtetën. Zotni Komandant ushtaret e tu bashkë me shkit e katundit tonë, na kanë vra e na kanë llomit me dru, të vdekurit disa edhe për së gjalli i kanë varros prrojve dhe kodrave të katundit, por para nja dy-tri ditëve vet i kanë rivarros në varreza të fshatit! Siç e ceka remnikasit më në krye Hasan Alin nuk qëndruan duar kryq i kapen dhe i pushkatuan shumë nga kriminelet në njërin nga aksionet një natë të errët edhe pse kapen dhe likuidohen disa kriminel me ne krye kmetin e fshat Dragutinin, për fat të keq në këtë aksion plagoset Hasan Alia dhe vritet trimi si ai Hasan Agushi i lagjes së Myrtovyte i njohur si Hasani Bardh. Shumë të rinj remnikas ishin mobilizu n Brigaden e rinis se Kosovës, brigadë e plotësuar nga Anamoravasit e Karadalit për komandant kishte Jusuf Ibrahimit-Kitken i cili pushkatohet nga pushteti Tititst dhe komisari politik kishte Raif Halimin-Hoxhen djalin e Ramiz Cernices të njohur për Jon e Prizerenit në vitin 1945, kjo brigat në luftën e Drenicës pasi në bashkëpunim me Shaban Palluzhen likuidojnë shtabin Sllavopartizan dhe kalojnë në anën e Shaban Palluzhes Remnikas në këtë brigadë ishin Rashit Azem Salihu- Grgja, Mehmet Uka-Ukshini, Alush Shefki Aliu Kabash, Islam Emin Jakupi Malok i cili plagoset rënd, Sali Hysen Musliu Pusaj i cili vritet, Neredin Hajdin Sabedin Maloki dhe Isuf Xhel Sabedini Maloki,
Pas përfundimit të luftës së dytë dhe mbetjes së Kosovës nën Jugosllavi shumë atdhetar remnikas u vranë u dëbuan dhe u burgosën me burg të rëndë. Qazim Ismajli-Kozuli u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua Me burg përjetshëm u denunë vëllezërit Selim e Hajdin Shabani Godeni, me vite burg të rëndë u dënuan, Mulla Baki Mehmeti- Maloki, Sejdi e Jahi Jakupi- Maloki, Ramiz Misini- Maloki, Shukri Shabani-Godeni, Xhavit Islami- Saliqi, vllazrit Selman e Arif Selmani dhe Hamdi Hajdari, me dhjetëra të tjerë u morën në hetime dhe u torturuan rënd , nga këto tortura Rexhep Hyseni-Kozuli vdiq.
Nga bandat Qetniko komuniste pushkatohet Asllan Hajdari-Demalia, po ashtu në masakrën e njohur të Karadakut, zinet dhe vritet Sali Ademi- Demalia, Shumë remnikas bashkë me shumë shqiptar tjerë të Anamoraves e Karadakut, me të përfunduar lufta u izulun në izolimin e njohur në Marnapollin e Presheves.
Burgosjet e para të kundërshtarëve politik ndodhën gjatë vitit 1948, ndërsa të dytat gjatë vitit 1951, pra pas vrasjes së Hasnit, në këtë vit kishte ndodhur një akt shumë i fuqishëm patriotik e luftarak në këtë fshat. Nga mësuesi Mustaf Het Koka i Kokajve të Karadakut vriten dy eprorë të UDBS famëkeqe. Atë kohë Remniku ju kishte nënshtrua një terrori mizore udbasheske, shpëton nga ma e keqja fal guximit dhe zgjuarsisë së Ahmet Muahrrem Nezirit-Grgjes.
Viteve dyzeta e në fillim të pesëdhjetave në Remnik funksiononte burgu, ku kohë pas kohe burgoseshin familje të tëra me gra e fëmijë pra pa dallim moshe e gjinie. Gjatë vitit 1945 kur atdhetari Hysen Terpeza, nga Terpeza braktis Kosovën bashkë me te largohen edhe një pjesë e remnikasve bashkëpunëtorë dhe luftarve më të devotshëm të Hasan Remnkut, këta ishin vëllezërit Xhela e Hajra-Hajrrulla Ramadani i Beqës lagja e pusajve, vellazrit Shabi e Azem Rexha – Sefiu, Jakup Hajdari dhe Elmaz Islami Qerim – Saliqi. Viteve 80-ta, pra pas plasjes së demonstratave popullore për liri e Republikë, Remniku ishte fshati me më shumë parulla të shkruara , veprim ilegal, të cilat parulla nga pushteti trajtoheshin armiqësore atëherë autoret e tyre dënoheshin me burg të rënd, për çudi numri i të burgosurve për këto ishte i vogël sepse ne Remnik besa ishte e madhe askush nuk insistonte në identifikimin e këtyre njerëzve dhe kur dieshin kush ishin ata.
Po nga ky fshat ishte dhe disidenti Januz Salihu të cilin organet Zvicerane e ekstradojnë në Jugosllavi me të zbritur në aeroportin e Beogradit burgoset, shteti Zviceran ne shenj pendimi për këtë hap, i shter nga nderdia humane perëndimore, pikërisht në Gjenevë aty ku jetonte Januzi e pagëzon një rrugë me emrin e ti! Pos Januz Salihut të burgosur ishin edhe Shkri Musliu me vite burg, me kundërvajtje u dënuan Muhamet Shabani-Godeni, Sami Selmani, Ismat Sylejmani dhe Remnzi Salihu, pa i llogaritur numrin e madh të atyre që u trajtun në bisedat famëkeqe informative! Gjatë viteve 90-ta Remniku ishte i kyçur në të gjitha aktivitetet për liri e pavarësi! Në demonstratat popullore të fundvitit 1989 dhe fillim vitit 1990, gjatë një konfrontimit me armë, me policin e njësive speciale jugosllave, me datë 31.01.1990 te vendi i quajtur kroi Budrikes aksi rrugor Gjilan-Ferizaj apo Gjilan-Viti, po nga kjo polici plagosen Bejt Sadik Hajdari, Samet Rrahim Salihu, Enver Metush Aliu, Ramush Ali Aliu nip i Hasan Remnikut, Hekrush Hamit Sinani, Amir Ali Musliu dhe Januz Gjemajl Jakupi. Gjatë luftës së fundit të Kosovës, fshati Remink ishte i mobilizuar në shkallën më të lartë siç din të mobilizohet një lokalitet me traditë të mirëfilltë atdhetare e patriotike. Remniku pos të kishte dërguar djemtë më të mirë të vetët në vija të frontit me armë në dorë anë e mbarë Kosovës, aty ku e kërkonte nevoja, edhe në vet fshatin Remnik sikur në të gjithë fshatrat rreth tij ku nuk kishte vija të hapura të luftës frontale, prapë ishte i mobilizuar dhe vigjilent e i përgatitur për t’i përballuar sfidat e kohës dhe për t’iu kundërvu armikut me të gjitha format.
Mirëpo, Remniku aq sa diti e mundi edhe në këto kohëra të vështira për Kosovën gjatë vitit 1998/99 dha kontributin e tij të pamohueshëm, në Remnik me fillimin luftës4. përmes OESB-së u vendosen disa familje drenicake me 45 banorë, ardhur nga zona e luftës frontale. Remniku ndihet krenar që me krenar që gjatë kohës luftës gjeti dhe ofroi strehim e bukë për rreth 10.000 banorë.
Më kujtohet kur me një rast iu thash bashkëpunëtorëve dhe vendaseve të mi remnikas; “Ju lutëm të jemi sa më sy hapur, human sepse rrethanat e krijuar na kanë detyruar e do na detyrojnë të jemi të kujdesshëm dhe një mundësi për të bërë mirë e kemi edhe sot atë që ka bërë Remniku gjatë luftës së Dytë botërore, pra atëherë Remniku bëri me kokrrën e plumbit, kurse tani nga ne kërkohet këtë ta bëjmë me kokrrën e grurit, kështu që askush nuk guxon të na mbetët i uritur, jo vetëm unë me familje, por i gjithë Remniku u treguan të pashoq në këtë plan. Mund të ceku se edhe këtu njësitet ushtarake ishin të mirë organizuara, mirëpo ndikuar nga gjitha rrethanat e krijuara u patëm dakorduar sipas nevojës të ndezët pushka e shpëtimit, por assesi jo pushka e nxitjes. Kështu mund të them se u sollëm njësoj dhe u gjendem në rrethana të ngjashme sikur ishin edhe gjitha fshatrat tona për rreth nesh.
Vlen të cekët se në Remnik, pikërisht në shtëpinë e Malokëve, saktësisht në shtëpinë e luftëtarit të lirisë z. Hajriz Jakupi, ky që pas përfundimit të luftës ishte kryetar i veteranëve të luftës për Komunën e Vitisë, qëndruar edhe prindërit e heroi tonë Kombëtar Agim Ramadani-t. Gjatë kësaj kohe Remniku vizitohej dhe në te qëndronin edhe komandantët e luftës në mesin e tyre siç ishte edhe z. Selami Neziri (Agron Hoxha)
Remniku sot
Fshati Remnik nga gjithsej 220 shtëpi me 2100 banorë sa kishte para luftës së fundit në Kosovë, tani aktualisht ka mbi 300 shtëpi me rreth 3.000 banorë, kështuqë për dallim nga fshatrat tjerë të komunës sonë, remnikasit shumë pak dhe në një numër simbolik janë shpërngulur nga fshati i tyre.
Kurse sa i përket migrimit në shtetet perëndimore as fshati Remnik kësaj dukurie negative nuk i ka shpëtuar, kështu që siç cekëm në një regjistrim që bërëm para luftës nga 2100 banorë na dolën 600 banorë të jenë shpërngulur jashtë, pra në diasporë. Pesëqindë (500) nga ta në Perëndim ishin me status të rregullt qëndrimi e pune, kështuqë mund të themi tani se një e treta (1/3) e Remnikasëve jeton e punon në botën Perëndimore, kështu fatkeqësisht edhe Remniku është shndërruar sikur gjithë fshatrat tjerë për rreth nesh në një fshat mërgimtarësh si janë edhe Stubëlla e Epërme, Godeni, Stubëlla e Ulët e Skifteraj e Lubishta…
Nga banorët që jetojnë sot në fshat kemi një numër solid intelektualësh; një doktor shkence, pesë persona me mastër, 50 persona me fakultet dhe tani diku dhjetë persona me shkollë të lartë mbetur sipas sistemit që ishte, nga këta intelektual kemi profesorë, arsimtarë, mësues, inxhinier, mjekë, jurist, ekonomistë, gjuhëtarë e profile tjera, kurse kemi edhe nga ata Remnikas të lindur e që jetojnë jashtë fshatit ka shumë nga ta që me angazhimet dhe veprimtaritë e tyre kanë bërë edhe emër në rrafshinë kombëtarë.
Infrastruktura
Fshati Remnik sot çdo pëllëmbë rruge ka të asfaltuar, ka rrjet kanalizimi, rrjetin e ujësjellësit, shtëpi të reja e të ndërtuara sipas standardeve më të larta ndërtimore, ka shkollën fillore dhe ciklin e ulët të shkollës së mesme me objekt të ri ndërtimi pas lufte. Fshati ka edhe Xhaminë e re të ndërtuar viteve të nëntëdhjeta e cila ndoshta edhe është unikale jo vetëm në trojet shqiptare por në botë, meqë në maje të minares me krenari mbanë në vend të hënës e yllit, shqiponjën dykrenare, është kjo pra Xhamia e parë në trojet tona që ka bërë këtë. Kurse, objekte tjera fetare nuk ka meqë fshati është i populluar me shqiptar të përkatësisë fetare. islame, mirëpo gjatë historisë nuk ishte kështu meqë i dimë rrethanat e konvertimit të popullit shqiptar nga krishterimi në islam, kështu shumë vend toponime ende bartin dhe ruajnë emërtime të krishtera cilat ekzistojnë dhe dëshmojnë për përkatësinë e mëhershme fetare të këtyre banorëve. Dhe mund të themi padyshim se Remniku sot është njëri ndër fshatrat më të ndërtuar dhe më të pastërta në Anamoravë, fal angazhimit të intelektualeve në fshat e diasporë, falë kontributit të diasporës, pa e mohuar investimin e pushtetit lokal dhe qendror!/demush mehmeti/ rajonipress/


