Mobi Casa

Remitencat arritën në 1.22 miliard € – Gërxhaliu: Nëse orientohen në konsum, s’do të ketë efekte në ekonomi

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se Kosovës i duhet riorinetim të kapitalit të diasporës në proceset zhvillimore dhe në qëndrueshmërinë ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu tha se vlera e dërguar nga diaspora në Kosovë është lajm i mirë, por që rritja e importit e rënia e eksportit është e dëmshme për vendin.

Ai ka kërkuar që diaspora të mos matet vetëm me remitenca por me shkathtësitë e tyre.“Definitivisht kontributi i diasporës edhe në të kaluarën por edhe sot është i rëndësisë së pakontestuar. Për fat të keq varfshmëria ekonomike e Kosovës po vazhdon edhe më tutje të jetë nën mëshirën e diasporës dhe në këtë drejtim besoj që është një padrejtësi që i bëhet diasporës, në rend të parë se potenciali i tyre matet vetëm me potencialin financiar jo me shkathtësitë e ndërmarrësisë, jo me edukime tyre dhe besoj se është koha që të ndryshojë qasja përballë diasporës”, tha Gërxhaliu.

Mobi Casa

“Definitivisht është koha kur institucionet vendore që ta kenë një strategji apo një pako për të tërhequr investimet e diasporës sepse në këtë mungesë stabilitetit politik dhe në këtë katrahurë politike që e ka kapluar Kosovën, në qoftëse nuk do të kemi investime nga të tjetër. Ajo që duhet të na brengosë më tepër, ne kemi rritje të remitencave por në të njëjtën kohë të importeve dhe t’kurrje të eksportove tona. Po besoj se këta indikatorë duhet të jetë shtytje për t’u analizuar pse është duke ndodh një gjë e tillë dhe çka duhet të bëjmë që paratë apo dërgesat e diasporës të jenë në funksion të gjenerimit të efekteve pozitive për ekonominë kosovare”, tha ai.

Teksa ka folur për vlerën e remitencave, Gërxhaliu ka kërkuar që ato të orientohen në proceset zhvillimore e në qëndrueshmërinë ekonomike.

Pa këto, Gërxhaliu është skeptik se remitencat do të shkojnë në interes të ekonomisë.“Ajo çka i duhet Kosovës më së shumti është definitivisht ky riorientim i kapitalit të diasporës në proceset zhvillimore, në qëndrueshmërinë ekonomike sepse nëse edhe më tutje do të vazhdojmë me këtë avaz, ne do ta ndërtojmë qëndrueshmërinë ekonomike në rritje të konsumit dhe nëse çdo gjë është e orientuar në konsum, është otopike të mendohet që do të ketë efekte tjera në interes të ekonomisë dhe të shtetit. Prandaj besoj se duhet të kuptohet e vërteta që këta janë ambasadorë të Kosovës, duhet të përdoren lidhjen e tyre atje ku veprojnë dhe nëse nuk mund të kemi investime direkte nga brendet evropiane, pse jo mos të kemi reparte të caktuara të këtyre kompanive që e bartin një pjesë të prodhimit në Kosovë”.