HW

Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Remitencat drejt Kosovës gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.4 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 59 milionë eurosh, apo rreth 4 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, pjesa më e madhe e remitencave vazhdon të vijë nga Gjermania, me 547.4 milionë euro, që përbëjnë 39 për qind të totalit.

Pas saj renditet Zvicra me 250.2 milionë euro apo 18 për qind, transmeton Ekonomia Online.Kontribut të konsiderueshëm kanë dhënë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 102.5 milionë euro (7%), si dhe Austria me 59.3 milionë euro (4%). Ndërkohë, Italia ka dërguar 54.3 milionë euro (4%), Franca 48.4 milionë euro (3%), Suedia 47.0 milionë euro (3%) dhe Belgjika 46.2 milionë euro (3%).

KKVITI

Nga Mbretëria e Bashkuar kanë ardhur 36.9 milionë euro (3%), ndërsa nga Norvegjia 29.8 milionë euro (2%).

Të dhënat tregojnë se diaspora vazhdon të luajë rol kyç në ekonominë e Kosovës, duke mbetur një nga burimet kryesore të të ardhurave për shumë familje dhe një faktor i rëndësishëm në stabilitetin ekonomik të vendit. Burimi i të dhënave është Banka Qendrore e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.