Uji Dea

Rektori nën presion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vendimin për shtyrjen e afatit për profesorët që mbajnë dy- tri kontrata pune, ekspertët e arsimit e vlerësojnë si një veprim të pritur për shkak të ndikimit të madh që kanë grupet e interesit të udhëhequra nga MASHT-i dhe individët brenda UP-së.

Kohë më parë, rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, kishte marrë një vendim që profesorëve nëpër fakultete të mos u lejohet të mbajnë dy kontrata të rregullta pune, sepse konsiderohej se ata nuk do të ishin në gjendje të jenë fizikisht të përgatitur për të mbajtur ligjërata. Por, premtimi i rektorit që mendohej t’u jepej fund më 20 shtator profesorëve që hanin me dy lugë, shkoi huq, shkruan Kosova Sot.

Rektori ka marrë vendim që ta shtyjë edhe për një muaj këtë vendim.

ARKATANA

Ajvaz Berisha, anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, ka thënë se Keshilli Drejtues i UP-së, në fillimin e marrjes së mandatit, i ka sugjeruar rektorit që t’i heqë nga pagat të gjithë ata profesorë pa dallim, qofshin ministra deputetë, sekretarë permanentë apo shërbyes civilë, nëse nuk do të jenë të pranishëm në fakultet.

Ai më tej ka shtuar së i është thënë rektorit që t’i identifikojë ata profesorë që kan dy kontrata të punës, por shton se nuk kanë menduar se kjo do të zgjasë më shumë se 1 vit.

Eksperti i Arsimit, Jonuz Salihaj, këtë vendim për shtyerjen e afatit e vlerëson si një veprim i pritshëm për shkak, sic thotë të ndikimit të madh që kanë grupet e interesit të udhëhequra nga MASHT-i dhe individët brenda UP-së që përkrahin veprimet e tilla për interesa të ngushta personale./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.