Eko Higjiena

Rektori Ibrahim Gashi mund të shkarkohet

/ 3 minuta lexim

Këshilli Drejtues i UP’së nuk e përjashton mundësinë e shkarkimit të Rektorit Ibrahim Gashi nëse ka fakte se edhe ai është i përfshirë ne veprime të paligjshme në UP. Por, gjatë një mbledhje të Këshillit Drejtues, Rektori Gashi ka mohuar përfshirjen personale në regjistrime antiligjore të studentëve.

Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës, është mbledhur sot dhe ndër të tjera ka shqyrtuar edhe situatën e krijuar pas zhvillimeve të fundit, duke përfshirë edhe njoftimet e medias se po zhvillohen hetime edhe ndaj Rektorit të UP-së, Ibrahim Gashit.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Rektorit Ibrahim Gashi i cili njoftojë KD-ne lidhur me hetimet e pretenduara që janë publikuar në media. “Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion, asnjë shenjë apo indikacion se ndaj tij po zhvillohen çfarëdo hetimesh”, ka thënë për Express Muharrem Nitaj, Kryetar i Këshillit Drejtues të UP-së.

Megjithëse edhe KD deklaron që nuk ka njoftime zyrtare për hetim ndaj Gashit, Muharrem Nitaj që drejton këtë institucion, thotë për Express se nuk përjashtohet as opsioni i shkarkimit të Rektorit.

“Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, i ka të hapura të gjitha opsionet të cilat janë në përputhje me kompetencat që ia jep statuti i Universitetit. Në këtë kuadër, edhe shkarkimet ndaj kujto qoftë, nëse konstatohet se persona konkret janë përgjegjës dhe e kanë shkelur ligjin apo aktet normative të Universitetit”, ka thënë Nitaj për Express.

RCCOLA

Sipas tij, hetimi eventual ndaj zyrtarëve të UP-së, duke përfshirë edhe menaxhmentin, është çështje e hetuesisë, që sigurisht reflekton edhe në vendimet tona, por përtej kësaj ne punojmë në bazë të statutit në fuqi dhe brenda këtij kuadri mund të ndërmarrim masa pavarësisht hetimeve eventuale, ose të iniciojmë procedura për përgjegjësi.

“Në këtë rrafsh duket parë edhe veprimet e fundit, të cilat janë bërë në harmoni me menaxhmentin e UP-së. Këshilli Drejtues I UP-së, nuk do të jetë tolerant ndaj askujt, dhe nuk do të lejojë që të aplikohen masa selective”, thotë Nitaj për Express.

Ai ka thënë se Këshill Drejtues, është i shqetësuar për disa shpifje dhe sulme të paargumentuara ndaj Universitetit, që sipas tij, po bëhen edhe nga njerëz që janë pjesë e UP-së, e që kanë të kaluar të dyshimtë akademike.

Nitaj ka folur edhe për lajmet se menaxhmeniti aktual mund të jetë i përfshirë në pranimin ilegal të studentëve jashtë afatit ligjor, por sipas Kryetarit të KD-së, Muharrem Nitaj, Rektori Gashi ka deklaruar se ato janë bërë në përputhje me kuotat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit, si dhe është zbatuar memorandumi në fuqi me shoqatat e dala nga lufta.

Si rezultat i këtyre memorandumeve, sipas Rektorit Gashi, janë regjistruar 1200 studentë shtesë, kriteri i përfshirjes së minoriteteve, ku janë regjistruar rreth 150 studentë mbi kuotën e përcaktuar. Nitaj thotë që Rektori Gashi ka përjashtuar çdo pretendim se ai personalisht mund të jetë i përfshirë në regjistrime të paligjshme .